Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Cungu: Ky, ndër kampionatet më të dobët. Ekipet me emër kanë rënë në nivelin e atyre më poshtë

08:28 / March 3, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Armando Cungu, trajneri i Laçit, mendon se ky është një ndër kampionatet më të dobët. Në “Pressing” ai deklaroi se ekipet më të mira kishin rënë në nivelin e tyre dhe i ishin bashkuar skuadrave mesatare dhe se nuk kishin qenë këta të fundit që kishin bërë hapin para.

“Në derbi zakonisht rezultatet janë të ngushta në rezultat edhe për shkak të rivalitetit, 1-0, 2-1, por 5-1 është e ekzagjerua për derbi. Pas një rezultati 5-1 janë pak fjalë për t’u ankuar, por nëse është veprim i padrejtë, patjetër që ndikon një penallti e një lojtar mangët për shumë minuta. Nuk është pak, kundrejt një Tiranë që ka formë të mirë dhe lojtarë me cilësi.

Partizani u mundua fillimisht për të krijuar situata, arriti edhe të shënonte. Edhe në fillimin e pjesës së dytë mori iniciativën, përfshirë edhe goditjet standarde. Por ishte pak përballë Tiranës që është makineri që javët e funti po shtyp këdo që i del përpara”, tha Cungu.

Shumëkush thotë është kampionat cilësor, por unë mund të them se është ndër më të dobëtit. Do të thotë në fillim të sezonit kanë qenë 3-4 ekipe dominuese në start me deklarata. Ky kampionat ka treguar që ekipet e mëdha, apo emrat e mëdhenj e fanellat e mëdha, kanë rënë në nivelin e ekipeve më poshtë e për këtë arsye ka këtë konkurrencë, ky është perceptimi im.

Laçi është aty me meritë, ka zhvilluar ndeshje të mira edhe pse ka pasur oshilacionet e veta. Ka pasur oshilacione nga të gjitha ekipet, ekipe që nuk projektoheshin për UEFA, ngjiteshin në vend të tretë e katërt, binin përsëri. Për momentin ka dy ekipe të shkëputura, të tjerët janë aty-aty.

Ky është kampionat i vështirë, edhe 12 javë duhet të jemi të vëmendshëm për ta përballuar. Objektivi janë të marrim një vend në Europë, edhe pse nuk është e lehtë, mundësitë janë reale për të qenë prezent”, tha Cungu.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Skandal në ndeshjen Pogradec-Iliria, futbollisti kafshon kundërshtarin

21:18 / November 27, 2026

Euro U21, Në grup me Spanjën e Italinë, Alban Bushi: Do të jemi konkurrues

22:41 / November 26, 2026

Shqipëria organizatore në grup “ferri” për Evropianin e 21-vjeçarëve, shorti e vë përballë dy kombeve rekordmene

21:18 / November 26, 2026

De Jong para ndeshjes me Sabah: Barcelona mund t’ia dalë edhe pa Yamalin

22:04 / November 24, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.