Momente paniku për Cristiano Ronaldon në prag të kthimit të gjysmëfinales së Kupës së Italisë kundër Milanit. Mamaja e futbollistit Dolores Aveiro mëngjesin e sotëm është shtruar në spital në Portugali pas një goditje në tru.
Lajmi është bërë i ditur nga mediat portugeze sipas së cilave 65-vjecarja është dërguar me urgjencë në spital në terapi intensive.
Mediat lokale thonë se ajo është në gjende të vetëdijshme, ndërkohe që pritet t’i bëhen edhe disa teste të tjera mjekësorë gjatë orëve në vijim për ta kuptuar gjendjen e saj shëndetësore edhe më mirë.