Facebook ka vendosur të bëjë Messenger-in më të shpejtë dhe më të lehtë. Në një shënim, rrjeti social ka shpjeguar se ka rishikuar nga zero aplikacionin e lançuar në vitin 2011, me synimin të thjeshtojë përdorimin.
Për momentin kjo ka të bëjë me Messenger për iOS, sistemin operativ të iPhone dhe iPad, ku do të jetë i disponueshëm “javët e ardhshme”.
“Kemi rishkruar tërësisht Messenger për ta bërë më të shpejtë”, ka bërë të ditur themeluesi i Facebook, Mark Zuckerberg në një postim. Krahasuar me versioni e mëparshëm, aplikacioni i ri “do të ketë çerekun e përmasës dhe do të ngarkohet dy herë më shpejt”.
Në detaje, Facebook ka shpjeguar se ka reduktuar kodimin në 84%, duke kaluar nga 1.7 milionë në 360 mijë kodime, dhe se ka ndërtuar funksione për tu përshtatur me infrastrukturën e re të thjeshtuar.
