Ish ylli i futbollit që ka luajtur me Barcelonën dhe PSG mësohet se është arrestuar në shtetin e Amerikës Jugore për dokumente false.
Legjenda braziliane Ronaldinho është ndaluar në Paraguaj pasi dyshohet se ka përdorur një dokument fals për të hyrë në vendin amerikanojugor.
39-vjeçari i cili fitoi Kupën e Botës me Brazilin në vitin 2002, u arrestua në Resort Yacht & Golf Club Paraguayo bashkë me vëllain e tij Roberto mbrëmjen e të mërkurës tha Ministria e Brendshme e Paraguajit.
Sipas “La Nacion” paasaportët u gjtën në hotel ku emrat e Ronaldinho dhe të vëllait ishin me kombësi paraguajane.