Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Sporti

VIDEO/ Moment i pazakontë në ndeshjen e Totenhemit, Dajer lë fushën dhe ngjitet me vrap në tribunë të mbrojë vëllanë

12:06 / March 5, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Eksperienca e Murinjos te Totenhem ka nisur të marrë tatëpjetën. Modestët e Noruiç arritën t’i merrnin një barazim në kohën e rregullt e më pas të fitonin me penallti për të arritur të eliminojnë skuadrën e “Spurs” dhe të kalojnë në çerekfinalet e Kupës së Anglisë , ku do të ndeshen me fituesin e çiftit Derbi-Mançester Junajtid. Përtej kësaj gjatë ndeshjes ka ndodhur një episod tepër i rrallë.

Në fund të sfidës kamerat kanë pikasur Erik Dajer, i cili vrapon të ngjitet në tribunë dhe shkon të përleshet me një tifoz të Totenhem. Në momentin që ai po debatonte me tifozin u krijua një kaos i madh dhe u desh ndërhyrja e forcave të sigurisë për të qetësuar gjendjen. Në një nga videot e shumta të publikuara dëgjohet Dajer teksa i thotë një tifozi: “Hej, ai është vëllai im”.

Pas kësaj forcat e sigurisë e shoqërojnë në fushë Dajer dhe situata i kthehet normalitetit. Aludimeve të shumta për shkakun se përse lojtari shkoi të bënte atë veprim të pazakontë u ka dhënë fund Murinjo. “Dajer bëri një veprim aspak të hijshëm nga një profesionist, por nëse dikush ju fyen dhe aty është e përfshirë edhe familja, veçanërisht vëllai, atëherë. Ai bëri diçka të gabuar, por nëse klubi do e dënonte, nuk do të isha dakord”, u shpreh trajneri i Totenhem.


Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

FIFA pushon nga puna drejtorin operativ Kevin Lamour

11:57 / August 18, 2026

Tekniku Nikaj vijon testimin, Burreli bind ndaj Korabit

11:37 / August 16, 2026

Ferran Torres zyrtarizohet te PSG

18:15 / August 15, 2026

Kategoria e Parë/ Hidhet shorti për kalendarin e sezonit të ri, java e parë dhuron menjëherë një supersfidë pretendentësh

15:57 / August 14, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.