Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

E ofendoi dhe i tha se është palaço, presidenti i Serie A dërgon në gjykatë Stiven Zhang

13:00 / March 6, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Serie A është duke kaluar një kaos mes ndeshjeve të shtyra dhe gjetjes së një datë të re për t’i zhvilluar ato. E gjitha lidhet me masat e marra nga palët për të shmangur rrezikun nga infektimi i koronavirusit, Covid-19. Ndërkohë, një nga këto ndeshjet e shtyra është edhe Juventus-Inter. Kjo ndeshje ka ndryshuar disa data dhe vendimi i fundit është 8 marsi. Më të pakënaqurit rreth këtij konfuzioni nga organizatorët duket se janë zikaltërit, teksa presidenti Zhang ka shpërthyer në ofendime ndaj presidentit të Federatës Italiane, Dal Pino.

“Të luash me kalendarin dhe të vendosësh shëndetin publik në radhë të dytë. Me shumë mundësi je palaço më i madh që më kanë zënë sytë. 24 orë? 48 orë? 7 ditë? Çfarë do të bësh tani? Tani flet për sportivitet dhe kampionat të rregullt? Çfarë thua për faktin se i kërkojmë trajnerëve, lojtarëve të luajnë në çdo ditë dhe çdo orë për ty pa u ndalur? Po, po të drejtohem ty. Presidentit tonë, Paolo Dal Pino.”, u shpreh Zhang, i cili sulmoi ashpër presidentin e Serie A, Paolo Dal Pino.

Deri më tani nuk ka asnjë reagim zyrtar nga ana e Dal Pino dhe siç njoftojnë mediet italiane nuk do të ketë. Përgjigja e presidentit të ligës nuk do të vijë thjesht me një deklaratë për mediet, por nëpërmjet një procesi të mirëfilltë gjyqësor. “Gazzetta dello Sport” raporton se Dal Pino ka autorizuar avokatët e tij të nisin hartimin e një padie kundrejt fjalëve të presidentit të Interit, Stiven Zhang dhe ta dërgojnë në gjykatën e arbitrazhit, ku më pas institucioni i drejtësisë sportive do të merret me shqyrtimin e kësaj çështje.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Skandal në ndeshjen Pogradec-Iliria, futbollisti kafshon kundërshtarin

21:18 / November 27, 2026

Euro U21, Në grup me Spanjën e Italinë, Alban Bushi: Do të jemi konkurrues

22:41 / November 26, 2026

Shqipëria organizatore në grup “ferri” për Evropianin e 21-vjeçarëve, shorti e vë përballë dy kombeve rekordmene

21:18 / November 26, 2026

De Jong para ndeshjes me Sabah: Barcelona mund t’ia dalë edhe pa Yamalin

22:04 / November 24, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.