Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Futbollistët shqiptarë tregojnë situatën në Itali e Holandë prej koronavirusit

19:02 / March 6, 20203 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Virusi COVID-19 ka pushtuar thuajse të gjithë botën duke përhapur panik kudo dhe pasojat e tij janë ndjerë edhe në sport. Shembulli më konkret është shumë afër nesh, në Itali, ku janë pezulluar dhjetëra aktivitete sportive, ndërsa futbolli në këtë vend ka mbyllur dyert për tifozët duke u zhvilluar në kushte ekstreme.

“Shpresoj që virusi sa më shpejt të ndalet dhe mos të ketë më viktima. Është një gjendje kaotike, por shpresoj që sa më parë të ndalet. Personalisht nuk kam frikë nga ky virus, por ka persona të tjerë që frikësohen dhe është shumë normale. Jeta në Bergamo është duke u zhvilluar normalisht edhe pse jemi këshilluar që sa më pak të dalim nëpër qytet, qendra tregtare apo lokale të ndryshme” tregoi Berat Gjimshiti për “Telegrafi”, duke zbuluar se si ka ndryshuar jeta e profesionistëve në Itali.

“Ndoshta është më mirë që po luhet pa tifozë ose që po anulohen ndeshjet, pasi kështu nuk do të infektohen persona të tjerë nga virusi. Natyrisht që dëshira jonë është të luajmë me tifozë, por që ne do t’i zbatojmë urdhrat që kemi. Jemi këshilluar që sa më pak t’i flasim njëri tjetrit për dore. Momentalisht është një gjendje e rëndë, por shpresoj që së shpejti të kalojë”, deklaroi Gjimshiti.

Ndërkaq, në Zvicër është pezulluar për një muaj kampionati dhe ka bisedime konkrete që nëse situata vazhdon, të anulohet komplet viti.

“Është një situatë e çuditshme, pasi në qytet ka më pak njerëz ndërsa duhet të kemi kujdes edhe me shokët e skuadrës. Në dhomat e zhveshjeve nuk kemi shumë kontakte, pasi nuk i flasim njëri tjetrit me dorë dhe duhet që vazhdimisht t’i pastrojmë duart për çdo gjë që prekëm”, shpjegon Hekuran Kryeziu i cili luan te Zyrih.

“Normalisht për ne futbollistët është problem që nuk luajmë, pasi dëshira e jonë është të jemi në fushë çdo javë, por që duhet t’i zbatojmë rregullat e shtetit. Jemi në pritje të shohim se çfarë do të ndodhë, pasi po flitet për përfundim të parakohshëm të kampionatit, por shpresoj që çdo gjë të kalojë dhe mos të ketë më të prekur dhe viktima nga ky virus i tmerrshëm”, deklaroi ai.

Ndërkohë, fillimi i kampionatit mund të shtyhet në Norvegji, pasi situata është kaotike, siç tregon Herolind Shala i cili vesh fanellën e Valerenga.

“Njësoj si pothuajse në gjithë Evropën edhe këtu në Oslo janë prekur nga koronavirusi. Kemi pasur datën për të shkuar për kontroll të zemrës gjithë ekipi para fillimit të sezonit, por na kanë lajmëruar se spitali është mbyllur për shkak se disa punëtorë janë infektuar me këtë virus. Besoj se deri në fillim të edicionit do të kalojë gjithçka dhe lutëm që mos të ketë më viktima dhe të prekur nga ky virus”, tha ai.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

FIFA pushon nga puna drejtorin operativ Kevin Lamour

11:57 / August 18, 2026

Tekniku Nikaj vijon testimin, Burreli bind ndaj Korabit

11:37 / August 16, 2026

Ferran Torres zyrtarizohet te PSG

18:15 / August 15, 2026

Kategoria e Parë/ Hidhet shorti për kalendarin e sezonit të ri, java e parë dhuron menjëherë një supersfidë pretendentësh

15:57 / August 14, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.