Data shtatë mars është një ditë speciale për mësuesit që kanë festën e tyre, teksa janë një nga pjesët më të rëndësishme të shoqërisë.
Por, sot ka menduar të thumbojnë rivalët e tyre edhe grupimi “Tirona Fanatics”, të cilët gjithnjë e kanë konsideruar veten si një universitet për tifogrupet e tjera, duke qenë se bardheblutë janë të parët në llojin e tyre.
Kështu, me një postim në faqen e tyre zyrtare në rrjetet sociale, “Tirona Fanatics”, falënderon për urimet e shumta që kanë marrë për festën e mësuesit ndërsa zotohen se do vazhdojnë të jenë Universiteti i ultrasve.
