Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Presidenca nis verifikimet për tre propozimet e KLGJ! Në sitë Sadushi, Panda e Pupa

15:58 / March 7, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp


Presidenca nis verifikimet për tre kandidaturat e përzgjedhura nga Këshilli i Lartë Gjyqësorë për tu emëruar gjyqtarë të lartë.

Sipas mediave informative, Presidenca ka nisur mbledhjen e dokumentacionit për mënyrën e përzgjedhjes së kandidatëve dhe procedurës së kandidimit të tyrë sipas legjislacionit në fuqi, e në rast se do të konstatohen shkelje sqaruan burimet propozimi do të refuzohet i argumentuar.

Më 27 shkurt KLGJ mori vendimet numër 110-111 dhe 112 t’i propozojë Presidentit të Republikës emërimet për gjyqtarë të lartë të z.Sokol Sashuaj, z.Ilir Panda dhe z.ervin Pupe.

Ky propozim zyrtarisht u depozitua në presidencë duke respektuar edhe afatin 5 ditorë të anikimit më 5 Mars 2020.

Brenda 10 ditëve pra deri më 15 Mars presidenca duhet të shprehet nëse do të emëroj apo jo tre kandidatët për të cilët KLGj tashmë ka marrë një vendim.

Të tre kandidatët vijnë nga radhët e jo gjyqtarëve dhe pritet që me përzgjedhjen e tyre të nis nga puna gjykata duke formuar kolegjet e para.

Por çfarë parashikon kushtetuta?

Në nenin 136 të saj thuhet: Gjyqtarët e Gjykatës së Lartë emërohen nga Presidenti i Republikës, me propozim të Këshillit të Lartë Gjyqësor, për një mandat 9-vjeçar, pa të drejtë riemërimi. Presidenti i Republikës, brenda 10 ditëve nga data e marrjes së vendimit të Këshillit të Lartë Gjyqësor, emëron gjyqtarin e Gjykatës së Lartë, me përjashtim të rasteve kur Presidenti konstaton se kandidati nuk plotëson kriteret e kualifikimit ose kushtet e zgjedhshmërisë, sipas ligjit.

Dekreti i Presidentit të Republikës për mos emërimin e kandidatit humbet fuqinë kur kundër tij votojnë shumica e anëtarëve të Këshillit të Lartë Gjyqësor. Në këtë rast, si dhe kur Presidenti nuk shprehet, kandidati shpallet i emëruar dhe fillon detyrën brenda 15 ditëve nga data e vendimit të Këshillit të Lartë Gjyqësor. /shqiptarja.com/

klgj Panda e Pupa Sadushi
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Zvërneci”- Rama ironizon me pamjet e 2 projekteve të realizuara nga 2 vëllezërit nga Katari: Kështu e kuptojnë zhvillimin në harmoni me natyrën ata…

20:59 / June 3, 2026

“Resortet luksoze motor i ekonomisë”, Rama: Kjo është luftë hibride, që do mbarojë

13:46 / June 3, 2026

“Askush nuk më lëviz mua nga “istikami” që më kanë vendosur shqiptarët”/ Zvërneci, Rama: Nuk bisedoj me asnjë që është kurdisur

13:06 / June 3, 2026

Zvërneci/ Rama: SPAK hetim të pavarur dhe profesional për origjinën e pronës

12:53 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.