Coronavirus është armiku global i momentit. Ashtu si në shumë fusha të tjera, njerëzimi përkohësisht do të humbë edhe futbollin, sepse rrezikohet që situata të bëhet edhe më shqetësuese me turma të mëdha.
UEFA raportohet se aktualisht ka marrë kohë për të vendosur brenda këtij muaji, nëse në qershorin e ardhshëm duhet të nisë apo jo Kampionati Europian i futbollit. Shumica e kampionateve kombëtare në kontinent janë mbyllur ose po luhen me dyer të mbyllura.
Sivjet Euro 2020 nuk luhet vetëm në një apo dy shtete, por në dy të tillë. Këtu përfshihet edhe Italia, shteti i cili ka pësuar goditjet më të mëdha (deri tani) nga Coronavirus.
Ende nuk ka një vendim zyrtar, por Kampionati Europian mund të shtyhet për vitin e ardhshëm. Nuk përjashtohet as mundësia që turneu më i madh i futbollit europian të luhet pa tifozë, por kjo nuk duket ndonjë zgjidhje efikase.