Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

PD lekë për protestuesit, Basha: Të paguhen ushqimet dhe udhëtimi

22:45 / January 24, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Basha
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Përpara protestës së 16 shkurtit, opozita do të organizojë protesta në të gjitha qytetet nga data 2-12 shkurt, kundër qeverisë. Ka qenë vetë kreu i PD Lulzim Basha i cili ka urdhëruar një mobilizim total të gjitha strukturave në rrethe, duke kërkuar përcjelljen e mezashit me të gjitha mënyrat

Partia Demokratike do të paguajë para për pjesëmarrësit në protestën e 16 shkurtit. Kryedemokrati, Lulzim Basha, në udhëzimin e tij për organizimin e protestës së madhe kërkon nga të gjitha strukturat përgatitjen e logjistikës për transportin falas dhe shpenzimet për të gjithë pjesëmarrësit në ditën e protestës së madhe.
Në udhëzimin e kryetarit të Partisë Demokratike saktëzohet “Të behet përgatitja e logjistikës për transportin dhe shpenzimet e protestës caktimi i vendit nisjes nga dega, propozimi i vendit dhe orës takimit të degës pranë kryeministrisë” 
Nuk dihet nëse pas protestës PD do të bëjë transparente për mediat shpenzimet e këtij tubimi dhe se kush janë financuesit. 
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka urdhëruar deputetët, kryetarët e degëve dhe të gjithë të deleguarit në rrethe, të organizojnë të gjitha strukturat për protestën e madhe që do të organizohet më 16 Shkurt në kryeqytet. 
Në udhëzimin e firmosur nga kreu i PD-së, kërkohet që mes datave 2 dhe 12 shkurt të organizohen protesta lokale në të gjitha rrethet, duke shkruar më derë të qytetarëve.
“Organizimi i punës për takimet derë më derë në nivel seksioni dhe grupseksioni dhe format e përshtatshme për të ftuar dhe siguruar pjesëmarrjen e anëtarëve dhe qytetarëve në protestën e madhe në Tiranë, apo në protestat lokale“, thuhet në udhëzim. 

Po ashtu në udhëzim thuhet se duhet të përcillet mesazhi tek qytetarët për sigurimin e pjesëmarrjes maksimale me të gjitha format, takime me strukturat, takime me qytetarët derë më derë, ture, fletushka, njoftime në rrjetet sociale, njoftime me sms apo dhe telefonata.

Ditën e nesërme Basha do të mbledhë grupin parlamentar për të diskutuar se në cilat komisione do të marrin pjesë për të ngritur zërin, kundër politikave të qeverisë dhe për të ndihmuar në përcjelljen e mesazhit tek qytetarët.

Basha Protesta
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Berisha kundërshton raportin e Reformës Territoriale, propozon deri në 110 bashki dhe rikthimin e komunave

15:10 / July 23, 2026

“Afati ka skaduar!” Balla kundër shtyrjes së mandatit të Territoriales: Komisioni e ka përfunduar mandatin dhe nuk ringjallet

12:03 / July 23, 2026

Protesta vijon jashtë Kuvendit, protestuesit qëllojnë me vezë e shishe policinë

11:14 / July 23, 2026

Seanca plenare nis me 1 minutë heshtje në nderim të akademikut Emin Riza

10:48 / July 23, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.