Përpara protestës së 16 shkurtit, opozita do të organizojë protesta në të gjitha qytetet nga data 2-12 shkurt, kundër qeverisë. Ka qenë vetë kreu i PD Lulzim Basha i cili ka urdhëruar një mobilizim total të gjitha strukturave në rrethe, duke kërkuar përcjelljen e mezashit me të gjitha mënyrat
Partia Demokratike do të paguajë para për pjesëmarrësit në
protestën e 16 shkurtit. Kryedemokrati, Lulzim Basha, në udhëzimin e tij
për organizimin e protestës së madhe kërkon nga të gjitha strukturat
përgatitjen e logjistikës për transportin falas dhe shpenzimet për të gjithë
pjesëmarrësit në ditën e protestës së madhe.
Në udhëzimin e kryetarit të Partisë Demokratike saktëzohet “Të behet
përgatitja e logjistikës për transportin dhe shpenzimet e protestës caktimi i
vendit nisjes nga dega, propozimi i vendit dhe orës takimit të degës pranë
kryeministrisë”
Nuk dihet nëse pas protestës PD do të bëjë transparente për mediat shpenzimet e
këtij tubimi dhe se kush janë financuesit.
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka urdhëruar deputetët, kryetarët
e degëve dhe të gjithë të deleguarit në rrethe, të organizojnë të gjitha
strukturat për protestën e madhe që do të organizohet më 16 Shkurt në
kryeqytet.
Në udhëzimin e firmosur nga kreu i PD-së, kërkohet që mes datave 2 dhe 12
shkurt të organizohen protesta lokale në të gjitha rrethet, duke shkruar më
derë të qytetarëve.
“Organizimi i punës për takimet derë më derë në nivel seksioni dhe grupseksioni
dhe format e përshtatshme për të ftuar dhe siguruar pjesëmarrjen e anëtarëve
dhe qytetarëve në protestën e madhe në Tiranë, apo në protestat lokale“, thuhet
në udhëzim.
Po ashtu në udhëzim thuhet se duhet të përcillet mesazhi tek qytetarët për
sigurimin e pjesëmarrjes maksimale me të gjitha format, takime me strukturat,
takime me qytetarët derë më derë, ture, fletushka, njoftime në rrjetet sociale,
njoftime me sms apo dhe telefonata.
Ditën e nesërme Basha do të mbledhë grupin parlamentar për të diskutuar se në cilat komisione do të marrin pjesë për të ngritur zërin, kundër politikave të qeverisë dhe për të ndihmuar në përcjelljen e mesazhit tek qytetarët.
