Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Si të shpëtojmë letrat higjienike nga koronavirusi

23:31 / March 10, 20203 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Maskat ishin të parat që nuk bënë punë e më pas edhe dezinfektuesit.
Tani frika e radhës që lidhet me Covid-19 janë… letrat higjienike?

Shitësit me pakicë në SHBA dhe Kanada kanë filluar të kufizojnë numrin e paketave të letrave higjienike që klientët mund të blejnë. Në disa supermarkete janë shitur të gjitha. Dyqanet ushqimore në Australi kanë punësuar roje sigurie për të kontrolluar klientët.

Por letra higjienike nuk ofron mbrojtje të veçantë kundër virusit. Ato nuk konsiderohen një element kryesor i emergjencave, siç janë qumështi dhe buka.

Pra, pse njerëzit po blejnë letra higjienike me një shpejtësi më të madhe sesa ajo që duhet për t’i prodhuar?

Arsyeja 1
Njerëzit shkojnë në ekstrem kur dëgjojnë mesazhe kontradiktore

“Nga njëra anë reagimi i njerëzve është i kuptueshëm, por nga ana tjetër është i tepërt.”- tha për CNN Steven Taylor, një profesor dhe psikolog klinik në Universitetin “British Columbia”.
Gjithçka që duhet të bëni ështëtë lani duart dhe veprimi nuk duket i njëjtë me kërcënimin. Një rrezik special ka nevojë për masa paraprake të veçanta.

Arsyeja 2
Disa presin një reagim të qartë nga zyrtarët.

“Disa vende tashmë kanë vendosur karantina masive. Njerëzit që blejnë letra higjienike dhe pajisje të tjera shtëpiake mund të pregatiten për të njëjtën gjë në qytetin e tyre.”- tha Baruch Fischhoff, psikolog dhe profesor në Departamentin e Inxhinierisë dhe Politikës Publike dhe Institutin për Politikë dhe Strategji në Universitetin Carnegie Mellon.

“Nëse njerëzit nuk i kanë parë… premtimet zyrtare për të cilat çdokush do të kujdeset, lihen të mendojnë se kanë nevojë për më shumë letra higjienike. Fakti që nuk ka premtime zyrtare mund t’i rrisë ato mundësi.”- ka thënë ai.

Arsyeja 3
Njerëzit priren të shohin njëri-tjetrin
Njerëzit që shohin markete të zbrazura dhe njerëz të panikosur fillojnë të mendojnë se ka një arsye për këtë. Të gjitha ato foto të rafteve të zbrazëta mund t’i shtyjnë njerëzit të besojnë se duhet të nxitojnë dhe të rrëmbejnë letra higjienike për aq kohë sa munden.
“Mediat sociale luajnë një rol të madh në përhapjen e panikut rreth koronavirusit”,- tha Taylor.

Arsyeja 4
Është normale që të duash të parapregatitesh

“Koronavirus po krijon një lloj psikologjie mbijetese, ku ne duhet të jetojmë sa më shumë të jetë e mundur në shtëpi dhe kështu duhet të sigurojmë gjërat kryesore, përfshirë edhe letrën higjienike. Në fund të fundit, nëse ato mbarojnë, me çfarë do t’i zëvenësojmë? Në një moment apo në një tjetër ju do të shpenzoni para për letra higjienike. E vetmja kosto shtesë është që duhet ta bëni atë sa më shpej të jetë e mundur duke ecur në mes të radhëve të gjata për ta siguruar.”- thotë Frank Farley, një profesor në Universitetin “Temple” dhe ish-president i Shoqatës Psikologjike Amerikane.

Arsyeja 5
Lejon disa njerëz të ndiejnë sensin e kontrollit

“Njerëzit fillojnë të kenë ankth përpara infeksionit aktual. Ata nuk kanë menduar për një tablo më të madhe, siç janë pasojat e grumbullimit të letrës higjienike.”-tha Taylor.

Ai tha që përgatitja, qoftë edhe me blerjen e letrës higjienike, duket se u jep një sens kontrolli në atë që duket si një situatë e pafuqishme.

“Nëse blerja e letrave higjienike i bën njërëzit të ndiejnë se kanë bërë gjithçka mundnin, ata mund të lirohen nga ideja e koronavirusit dhe të mendojnë për gjëra të tjera.”- shtoi ai.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Drejtoria e Burgjeve transferon Erion Veliajn nga Durrësi në Fier

12:10 / October 28, 2026

Tensionet te ministria e Brendshme, shoqërohet një protestues. Policia kordon jashtë godinës

11:57 / September 17, 2026

Zjarr në Voskopojë, zjarrfikësit dhe shërbimi pyjor në operacion për shuarjen e flakëve

18:37 / July 22, 2026

Spanjë–Argjentinë, gjithçka që duhet të dini para finales së Kupës së Botës 2026

14:29 / July 18, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.