Maskat ishin të parat që nuk bënë punë e
më pas edhe dezinfektuesit.
Tani frika e radhës që lidhet me Covid-19 janë… letrat
higjienike?
Shitësit me pakicë në SHBA dhe Kanada kanë filluar të
kufizojnë numrin e paketave të letrave higjienike që klientët mund të blejnë.
Në disa supermarkete janë shitur të gjitha. Dyqanet ushqimore në Australi kanë
punësuar roje sigurie për të kontrolluar klientët.
Por letra higjienike nuk ofron mbrojtje të veçantë kundër virusit. Ato nuk konsiderohen një element kryesor i emergjencave, siç janë qumështi dhe buka.
Pra, pse njerëzit po blejnë letra
higjienike me një shpejtësi më të madhe sesa ajo që duhet për t’i prodhuar?
Arsyeja 1
Njerëzit shkojnë në ekstrem kur
dëgjojnë mesazhe kontradiktore
“Nga njëra anë reagimi i njerëzve është i kuptueshëm,
por nga ana tjetër është i tepërt.”- tha për CNN Steven Taylor, një
profesor dhe psikolog klinik në Universitetin “British Columbia”.
Gjithçka që duhet të bëni ështëtë lani duart dhe veprimi nuk
duket i njëjtë me kërcënimin. Një rrezik special ka nevojë për masa paraprake
të veçanta.
Arsyeja 2
Disa presin një reagim të qartë
nga zyrtarët.
“Disa vende tashmë kanë vendosur karantina masive.
Njerëzit që blejnë letra higjienike dhe pajisje të tjera shtëpiake mund të
pregatiten për të njëjtën gjë në qytetin e tyre.”- tha Baruch Fischhoff,
psikolog dhe profesor në Departamentin e Inxhinierisë dhe Politikës Publike dhe
Institutin për Politikë dhe Strategji në Universitetin Carnegie Mellon.
“Nëse njerëzit nuk i kanë parë… premtimet zyrtare për
të cilat çdokush do të kujdeset, lihen të mendojnë se kanë nevojë për më shumë
letra higjienike. Fakti që nuk ka premtime zyrtare mund t’i rrisë ato
mundësi.”- ka thënë ai.
Arsyeja 3
Njerëzit priren të shohin
njëri-tjetrin
Njerëzit që shohin markete të zbrazura dhe njerëz të
panikosur fillojnë të mendojnë se ka një arsye për këtë. Të gjitha ato foto të
rafteve të zbrazëta mund t’i shtyjnë njerëzit të besojnë se duhet të nxitojnë
dhe të rrëmbejnë letra higjienike për aq kohë sa munden.
“Mediat sociale luajnë një rol të madh në përhapjen e
panikut rreth koronavirusit”,- tha Taylor.
Arsyeja 4
Është normale që të duash të
parapregatitesh
“Koronavirus po krijon një lloj psikologjie mbijetese,
ku ne duhet të jetojmë sa më shumë të jetë e mundur në shtëpi dhe kështu duhet
të sigurojmë gjërat kryesore, përfshirë edhe letrën higjienike. Në fund të
fundit, nëse ato mbarojnë, me çfarë do t’i zëvenësojmë? Në një moment apo në
një tjetër ju do të shpenzoni para për letra higjienike. E vetmja kosto shtesë është
që duhet ta bëni atë sa më shpej të jetë e mundur duke ecur në mes të radhëve
të gjata për ta siguruar.”- thotë Frank Farley, një profesor në
Universitetin “Temple” dhe ish-president i Shoqatës Psikologjike
Amerikane.
Arsyeja 5
Lejon disa njerëz të ndiejnë
sensin e kontrollit
“Njerëzit fillojnë të kenë ankth përpara infeksionit
aktual. Ata nuk kanë menduar për një tablo më të madhe, siç janë pasojat e
grumbullimit të letrës higjienike.”-tha Taylor.
Ai tha që përgatitja, qoftë edhe me blerjen e letrës
higjienike, duket se u jep një sens kontrolli në atë që duket si një situatë e
pafuqishme.
“Nëse blerja e letrave higjienike i bën njërëzit të
ndiejnë se kanë bërë gjithçka mundnin, ata mund të lirohen nga ideja e
koronavirusit dhe të mendojnë për gjëra të tjera.”- shtoi ai.