KPK nuk duhet të mbrojë Donika Prelën, thotë Sekretari për Çështjet Ligjore në Partinë Demokratike, Çlirim Gjata, duke thënë se prokurorja ka pasuri të pajustifikuar.
“Komisioni i Vetting-ut po përdor standard të dyfishtë për të mbajtur Donika Prelën në sistemin e drejtësisë”, e cila, sipas tij, “ka pasuri të pajustifikuar”.
“Prokurorja e Krimeve të Rënda dyshohet jo vetëm për pastrim parash dhe konflikt interesi në blerjen e disa apartamenteve. KPK duhet të shkarkojë dhe jo të mbrojë, si deri tani, Donika Prelën. Roli i viktimës me padinë e korrikut nga bashkëshorti i saj kundër firmës ku ka punuar në të zëzë, është mashtrim. Padia nuk ka vlerë ligjore”, tha Gjata.
