CR7 ka vendosur në dispozicion të spitaleve të gjithë hotelet e tij, të cilat mund të përdoren për të prekurit nga koronavirus.
Jo vetëm kaq por Ronaldo ka marrë përsipër pagën e të gjithë mjekëve dhe personelit që do të punojnë në hotel e tij.

Nga Maderia, aty ku ndodhet prej ditesh, në vetëizolim, Ronaldo ka gjetur këtë formë për ti ardhur në ndihmë popullit të tij. Me spitalet që e kanë të vështirë të përballojnë fluksin e madh, sigurisht dhe ndihma financiare, e bejnë këtë gjest të Ronaldos shumë të rëndësishëm në këtë situatë emergjence.
