Koncesioni i Check Up, që nisi punë në Shkurt të vitit 2015 dhe ka një afat 10-vjeçar. Për këtë koncension mes opozitës dhe qeveriaë ka pasur një lumë akuzash dhe kundër akzuash.
Për shkak të situatës së krijuar është pezulluar koncesioni i Check Up-it. Sipas Tv Klan bëhet me dije se burimet nga Ministria së Shëndetësisë thanë se ky koncesion është pezulluar për një afat të pacaktuar.
Koncesioni i Check Up, që nisi punë në Shkurt të vitit 2015 dhe ka një afat 10-vjeçar. Për këtë koncension mes opozitës dhe qeveriaë ka pasur një lumë akuzash dhe kundër akzuash.
“Ka një algoritëm të përcaktuar kur mjeku apo operatori infermier referon për marrjen, është një pyetësor që kryhet online, merren të gjitha të dhënat që telefon. Plotësohet një skedë në urgjencë, jepen këshillat dhe kur personi në bazë të këtij protokolli evidentohet se ka simptoma dhe duhet testi, atëherë që i ofrohet shërbimi. Protokolli është certifikuar nga OBSH, nuk është i shpikur nga je, por jep garancitë. Në raport me telefonatat, qytetarët të marrin 127, dhe jo të shkojnë në spitale, pasi është aty filtri i parë dhe pas evidentimit të problemit, atëherë shkojnë në shtëpi dhe marrin testin, apo ofrojnë referimet në spital’ tha ministrja e Shëndetësisë Manastirliu.
Sipas opozitës koncensioni është korruptiv dhe paratë që merr koncensionari janë të pajustifikueshme.
Bilanci i COVID-19 në Shqipëri ka shkuar në 51 të prekur. Shkon në 7 numri i mjekëve dhe infermierëve të infektuar, nga Spitali i Durrësit dhe spitali “Shefqet Ndroqi”. Disa ditë më parë një prej të prekurve, ndërroi jetë në Spitalin e Durrësit ndërsa deri më tani vatra e të infektuarve është zgjeruar në Tiranë, Rrogozhinë, Elbasan, Durrës, Lushnje dhe Fier. Ndërkohë jeta në vend është paralizuar thuajse totalisht, nuk ka transport publik, po ashtu dhe shumë vende punë janë mbyllur. Shumë qytete janë në ‘shtet-rrethim’ dhe është ndaluar dhe lëvizja e makinave private. Dje është miratuar dhe Akti Normativ, që detyron spitalet private që të jenë në shërbim të shtetit gjatë periudhës së emergjencës dhe kush nuk bindet do ketë gjobë deri në 5 milionë Lekë. Po ashtu gjoba do ketë dhe për ata që thyejnë rregullat e vendosura nga qeveria. E vetmja këshillë e përbashkët e institucioneve dhe mjekëve është që qytetarët të qendrojnë në shtëpi dhe të kenë sa më pak kontakte me të tjerët.