Sikur të mos mjaftonte koronavirusi dhe frika që ka sjellë tek qytetarët, banorët e Durrësit janë përballur me skena horror sot teksa një i ri ka tentuar të vetëvritet duke u hedhur nga kati i tretë.
Në fotot e publikuara në media, shihet se i riu është varur plotësisht jashtë dritares, por dikush e mban nga brenda vetëm në këmbë. Të bërtitura, thirrje e më pas vijnë në ndihmë të tjerë njerëz që e tërheqin deri sa në fund e fusin brenda.
Dëshmitarët thanë se i riu donte të hidhej por e ndaloi policia.
“Bravo policia e Durrësit erdhi shpejt dhe e shpëtoi këtë çunin që donte me vra veten! Nuk e di çfarë probleme kishte”, tha një qytetar. Nuk dihet ende nëse i riu kishte probleme psikologjike, ndërsa ai është marrë në dorëzim nga policia e cila e ka shoqëruar me ambulancë.
Informacion paraprak
Më datë 19.03.2020, rreth orës 15:00, si rezultat i një reagimi të menjëhershëm i sherbimeve të Policisë së Rendit pasi konstatuan se një shtetas po tentonte të vet’hidhej, nga kati i 5 i një pallati, në lagjen nr 1, Durrës, u bë i mundur shpëtimi në kohë i shtetasit S.M.,28 vjeç, i cili ndodhet në gjëndje të mirë shëndetësore.