Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Ish-kapiteni Mavraj i përgjigjet Ramës për “golat në fund”: Ftojmë politikanët të na ndihmojnë

09:06 / March 20, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Lojtari i ekipit Kombetar Shqiptar Mergim Mavraj
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Batuta e kryeministrit Edi Rama gjatë diskutimeve rreth masave që u morën për të mbajtur shqiptarët në shtëpi gjatë periudhës së krizës së koronavirusit që të “mos pësonin gola në fund si kombëtarja”, nuk ka kaluar pa një përgjigje nga ish-kapiteni i kuqezinjve, Mërgim Mavraj. Mbrojtësi, nëpërmjet rrjeteve sociale ka zgjedhur që t’i përgjigjet kryeministrit në mënyrën e tij, por duke mos harruar që në fund ta etiketonte edhe me “#shaka” postimin e tij.

“Ne kemi nisur një fushatë ku mbështesim edhe qeverinë, ku solidarizohemi dhe u kërkojmë qytetarëve tanë të rrinë në shtëpi. Shëndeti i gjithkujt, më i rëndësishëm se cdo gjë. Sa për golat në minutat e fundit, ftojmë politikanët të futen në ndeshjet tona të ardhshme të na japin një dorë mos të pësojmë gol. Ne e çuam Shqipërinë në Europë, mbase e çojnë edhe ata”, ishin fjalët e Mavrajt.

Duket se duke qëndruar prej shumë muajsh larg kombëtares, e i përfolur shpesh se nuk do të bëhet më pjesë e saj, Mavraj e ka pasur më të lehtë të dialogojë me kryeministrin në distancë. Ai ishte kapiten i kuqezinjve derisa në drejtimin e përfaqësueses erdhi Edi Reja, i cili me udhëzimin e FSHF pak nga pak dekretoi Hysajn si kapitenin e parë të kombëtares.

https://www.instagram.com/p/B97ZuN3oxS3/

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Skandal në ndeshjen Pogradec-Iliria, futbollisti kafshon kundërshtarin

21:18 / November 27, 2026

Euro U21, Në grup me Spanjën e Italinë, Alban Bushi: Do të jemi konkurrues

22:41 / November 26, 2026

Shqipëria organizatore në grup “ferri” për Evropianin e 21-vjeçarëve, shorti e vë përballë dy kombeve rekordmene

21:18 / November 26, 2026

De Jong para ndeshjes me Sabah: Barcelona mund t’ia dalë edhe pa Yamalin

22:04 / November 24, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.