Shumë prej futbollistëve po qëndrojnë në shtëpis i gjithë të tjerët për shkak të pandemisë nga koronavirusi i ri COVID 19, në një kohë që në rrjet ka plasur sfida e letrës higjienike.
Futbollistë të shumtë sfidojnë njëri-tjetrin, pikërisht duke dhuruar spektakël me letrën higjenike.
Nuk mund të mungonte në këtë edhe ai që konsiderohet si një nga lojtarët më të mirë në botë, Leo Mesi.
Argjentinasi i është bashkuar sfidës që tashmë është bërë virale në rrjetet sociale, teksa dhuron spektakël me letrën higjenike, ashtu siç jemi mësuar ta shikojmë me topin në fushën e lojës.
