Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Koronavirusi, Ronaldo pritet të humbasi miliona euro

15:08 / March 20, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
ronaldo win 696x370 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Futbolli Italian u pezullua i pari për shkak të koronavirusit në Europë dhe sigurisht do të ketë më shumë javë për të rikuperuar se në çdo vend tjetër evropian.

Në Itali klubet po mendojnë se të pakësojnë shpenzimet dhe një zgjidhje është shkurtimi i pagave.“Tuttosport” shpjegon formulën sesi do të bëhet kjo ulje dhe cilët lojtarë do të preken më shumë. Bëhet fjalë për një ulje proporcionale dhe më i dëmtuari do të jetë ai që fiton më shumë në Serinë A, Cristiano Ronaldo.

“Ulje të pagave do të bëhet në mënyrë progresive, siç ndodh me taksat e të ardhurave. Lojtarët e Serisë A duhet të heqin dorë nga një përqindje më e lartë e pagës sesa shokët e tyre në Serinë B dhe C. Do të ishte një sakrificë më e madhe për lojtarët që fitojnë më shumë “, shpjegon Tuttosport rreth planit për të rregulluar shpenzimet në ekipet italiane pas emergjencës së Koronavirusit.

Opsioni i përfundimit të sezonin brenda disa muajve do të lehtësonte shumë ekonomitë e klubeve italiane, por për Serinë A janë trajtuar të gjithë skenarët. Deri më tani dëmi i vlerësuar është 70 milionë euro, por mund të përkeqësohet. Duke luajtur me dyer të mbyllura, humbjet do të arrinin në 150 milionë. Në rast të një “kolapsi total”, humbjet do të kapnin shifrën 700 milionë euro.

Tuttosport siguron që ky skenar do të thoshte një sakrificë më e madhe nga ana e futbollistëve sa u përket pagave të humbura. Në këtë rast do të duhet të kryhen negociata midis klubeve dhe lojtarëve. Çdo negociatë, sa u përket shkurtimeve të pagave, do të zhvillohet individualisht. Cristiano Ronaldo, i cili fiton 31 milionë euro në vit, mund të humbasë një të tretën e pagës nëse sezonit nuk rifillon, pra rreth 10 milionë euro.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Shqipëria U-21 në “Taranto 2026”, Alban Bushi: Shkojmë për të konkurruar dhe për t’u kualifikuar

10:25 / August 19, 2026

FIFA pushon nga puna drejtorin operativ Kevin Lamour

11:57 / August 18, 2026

Tekniku Nikaj vijon testimin, Burreli bind ndaj Korabit

11:37 / August 16, 2026

Ferran Torres zyrtarizohet te PSG

18:15 / August 15, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.