Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Covid-19 po gjunjëzon shtete të fuqishme të botës: Pse duhet ta masim temperaturën vazhdimisht

15:19 / March 21, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
TEMPERATURA
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

COVID-19 është ulur këmbëkryq në plot 150 vende, përfshirë Kosoven dhe të gjithë rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Një analizë e situatës në provincën e Ëuhan, ku edhe nisi gjithçka, ka treguar se në 99 përqind të rasteve, pacientët e prekur nga COVID-19 kishin temperaturë të lartë.

Në 50 përqind të rasteve, pacientët përjetonin lodhje dhe kollë të thatë.

Një e treta e dhe simptomat e koronavirusit?

Simptomat kryesore të infeksionit nga COVID-19 janë: temperatura e lartë dhe kolla.

Disa njerëz përjetojnë edhe vështirësi në frymëmarrje.

Simptomat më të rralla janë; dhimbjet e fytit, dhimbjet muskulare dhe dhimbjet e barkut.

Këto të fundit janë të lidhura edhe me praninë e sëmundjeve të tjera në organizëm.

Temperatura, sipas ekspertëve, shfaqet që në ditën e parë të infeksionit (pas inkubimit 5 ditor) dhe në dy ditë në vazhdim mund të shoqërohet me lodhje, kollë të thatë, dhimbje muskulare.

Ka pasur raste kur një ose dy ditë përpara shfaqjes së temperaturës, njerëzit janë përballur me diare ose të përziera.

Në ditën e pestë të infeksionit, njeriu, veçanërisht të moshuarit, kanë vështirësi në frymëmarrje. ‘

Në bazë të rasteve të rekuperuara, ekspertët janë të mendimit se infeksioni zgjat dy javë e gjysmë.

Si të monitoroni shëndetin në kushtet e shtëpisë.

Njerëzit duhet të jenë shumë të vëmendshëm ndaj monitorimit të shëndetit në kushtet e shtëpisë.

Nëse vërejnë çfarëdo lloj simptome duhet ta mbajnë atë shënim.

Temperatura e trupit duhet matur dy herë në ditë, mundësisht me termometër dixhital, një herë në mëngjes dhe një herë në mbrëmje.

Shënojeni temperaturën pas çdo matjeje, çdo ditë.

Nëse harroni ta masni temperaturën, bëjeni këtë në momentin që kujtoheni.

Përveç matjes së temperaturës, duhet të jeni shumë të vëmendshëm ndaj shfaqjes së kollës, apo çdo vështirësie në frymëmarrje.

Çfarë të bëni nëse keni Simptoma?

MOS SHKONI NË URGJENCË – kjo është një këshillë e përsëritur e ekspertëve. Ju duhet t’i telefononi mjekut menjëherë nëse nuk merrni dot frymë, keni dhimbje kraharori dhe temperaturë të lartë mbi 38 gradë./agroëeb

COVID-19 masim temperaturën tirananews.al
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

11 efektivë të plagosur nga sulmet me molotov, identifikohen autorët

22:22 / January 24, 2026

Berisha: Lironi menjëherë 25 të arrestuarit, beteja jonë do të vijojë 

21:33 / January 24, 2026

Hidhen molotovë drejt Kryeministrisë! Berisha tund flamurin kuqezi

19:24 / January 24, 2026

Trump fton Ramën të jetë pjesë e Bordit të Paqes për administrimin e Gazës

17:52 / January 17, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.