Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Dibala pozitiv, gazetarja shpërthen në akuza: Ka tampon për të por jo për njerëzit që po vdesin

09:12 / March 23, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
dibala selvachia
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Çdo gjë që ka lidhje me Juventusin krijon polemikë në itali dhe kështu ka qenë edhe për lajmin se Paulo Dibala dhe e dashura e tij kanë rezultuar pozitiv ndaj koronavirusit. Sulmuesi dha lajmin në rrjetet sociale ndërsa më pas ishte e dashura e tij që saktësoi se edhe një person i tretë i afërm i tyre kishte gjithashtu COVID-19, por vetëm ajo me simptoma të lehta.

Por kjo ka bërë që të shpërthejnë polemikat rreth çështjes në fjalë, me opinionisten italiane Selvaxhia Lukareli që ka kritikuar mënyrën se si disa persona të caktuar po marrin një trajtim të veçantë.

“Unë kërkoj shpjegime pse në Lombardi nuk po u bëjnë tampone njerëzve që po vdesin në shtëpi dhe Dibala, e dashura dhe “një person tjetër” pa simptoma mundën të bënin tampon. Tani dua të di përse ekziston një korsi preferenciale për VIP-at, qofshin këta futbollistë, gazetarë, drejtues emisionesh apo djem menaxherësh si ai i Tronketi Provera që nuk kishte simptoma. Shëndeti nuk duhet të privilegjojë askënd e që kjo të ndodhë ndërsa qindra persona telefonojnë të dëshpëruar duke kërkuar tampon për persona që ndjehen keq, më tërbon në nivele të jashtëzakonshme.

Ekziston një mënyrë për të bërë tamponët në mënyrë private apo me pagesë? Në rregull, na thoni ku të blejme pajisjet ose shërbimin. Apo duhet ta dijë vetem Dibala? Nuk ka një mënyrë për ta bërë në struktura private apo e bëjnë në struktura publike? Edhe më keq. Strukturat publike nuk mund ta bëjnë për personat që shfaqen me simptoma të lehta, e aq më pak për ata që nuk kanë simptoma. Dhe nëse Dibala e ka bërë në një klinikë private falë Juventusit, ka gazetarë si Porro që e ka bërë te instituti Spellanzani, strukturë publike. Kjo histori duhet të marrë fund. Duam qartësi ta marrë e mira. Ose të gjithë, ose asnjëri”, ishte postimi i saj në Facebook duke i dhënë zë në fakt protestave të shumë qytetarëve të thjeshtë të cilët kishin parë në këto ditë se si VIP-at kishin mundur të bënin testet me shumë lehtësi.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Skandal në ndeshjen Pogradec-Iliria, futbollisti kafshon kundërshtarin

21:18 / November 27, 2026

Euro U21, Në grup me Spanjën e Italinë, Alban Bushi: Do të jemi konkurrues

22:41 / November 26, 2026

Shqipëria organizatore në grup “ferri” për Evropianin e 21-vjeçarëve, shorti e vë përballë dy kombeve rekordmene

21:18 / November 26, 2026

De Jong para ndeshjes me Sabah: Barcelona mund t’ia dalë edhe pa Yamalin

22:04 / November 24, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.