Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Futbollisti i infektuar me koronavirus apel qytetarëve: Pashë vdekjen me sy, mos…

10:28 / March 25, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
covid 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Futbollisti dhe trajneri Fausto Russo i prekur nga Covid-19, ka rrëfyer rrezikun në të cilin u gjend për shkak të koronavirusit e duke bërë edhe një apel shumë të rëndësishëm edhe për shqiptarët.

Ai ka theksuar se kjo sëmundje nuk është shaka, pavarësisht aktivitetit të tij sportiv, ky virus i rrezikoi jetën.

“Jam në spital prej 18 ditësh. Simptomat e para i kam ndjerë në 5 mars teksa punoja në shtëpi. Kisha temperaturë, nuk mund të lëvizja nga krevati, ushqehesha nëpërmjet tubave. Kam ripërsëritur tamponin për virusin dhe analizat rutinë të gjakut për të parë nëse kam akoma virus. Tani jam vetëm një trajner. Kam qenë aktiv në futboll”, tregoi ai.

Ne një lidhje me skype nga Latina, Itali, me abcnews, Russo sqaroi dhe mënyrën e trajtimit dhe medikamentet që mjekët kishin përdorur në kurimin e tij. Russo tha se medikamentet që u përdorën tek ai ishin një lloj testimi nga ana e mjekëve por që në rastin e tij rezultoi tepër efikas. Një ilaç kundër reumatizmës duket se bëri mrekullinë tek ai.

Si është e mundur që me këtë jetë aktive dhe sportist të infektohesh me COVID-19?

Fausto Russo: Ky është thelbi i dëshmisë time. Pasi në fillim flitej që virusi prek të moshuarit. Unë jam dëshmia e gjallë që në 38 vjet nuk ka pasur asnjë problem shëndetësor, nuk pi duhan dhe pavarësisht kësaj virusi më ka goditur dhe gati më vrau.

Mesazhi duhet të jetë i fortë, është një virus që godet dhe mbi të gjithë ecën në këmbët e tyre që nuk shfaqin simptoma. Janë pikërisht ata që e përhapin virusin, njerëzit që nuk shfaqin simptoma.

Pas javës së parë, pasi hoqa kaskën, të hënën e 16 marsit mu afrua një doktoreshë e cila më propozoi ilaçin që përdoret kundër reumatizmës. E vetmja mënyrë për ta marrë, ishte në rrugën venoze.

Firmosa dokumentin për të pranuar këtë eksperiment në trupin tim. Brenda 48 orëve u përmirësova 60%, ndërsa për dy ditë ndjeva një përmirësim edhe më të madh në trupin tim.

Është një ilaç protokolli apo eksperiment?

Russo: Në Itali është ende një ilaç në eksperiment e sipër. Këtu po jap dëshminë time dhe po them që funksionon.

Ndërkohë Russo dha edhe mesazhin shumë të rëndësishëm edhe për shqiptarët, duke theksuar se kjo sëmundje nuk është shaka, dhe se pavarësisht aktivitetit të tij sportiv, ky virus i rrezikoi jetën.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Shqipëria U-21 në “Taranto 2026”, Alban Bushi: Shkojmë për të konkurruar dhe për t’u kualifikuar

10:25 / August 19, 2026

FIFA pushon nga puna drejtorin operativ Kevin Lamour

11:57 / August 18, 2026

Tekniku Nikaj vijon testimin, Burreli bind ndaj Korabit

11:37 / August 16, 2026

Ferran Torres zyrtarizohet te PSG

18:15 / August 15, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.