Si e kalon periudhën e izolimit në shtëpi për shkak të koronavirusit një futbollist profesionist? Këtë ka dashur t’u tregojë klubi i Riga FC tifozëve të vet gjatë këtyre ditëve, duke ilusturar se cilat filma ndjekin, cilat libra lexojnë e këngë dëgjojnë lojtarët. Por në rastin e Herdi Prengës, mbrojtësit të përfaqësueses shqiptare, duket se e ka kaluar paksa dozën e sinqeritetit.
Kështu, ndërsa për futbollistët e tjertë të klubit letonez ku luan mbrojtësi kuqezi rrështoheshin 5 filmat e preferuar që sugjeronin, 5 lojërat e preferuara në kompjuter, 5 seritë televizive më të ndjekura apo edhe 5 librat më të bukur të lexuar, për futbollsitjn shqiptar klubi zgjodhi 5 aktoret e filmave pornografikë që ai “sugjeronte”.
“PornHub u ofroi një llogari Premium të gjithë njerëzve në mënyrë që të kishin diçka për të bërë gjatë karantinës dhe Herdi Prenga ndan eksperiencën e tij”, shkruante klubi në rrjetet sociale, duke postuar 5 aktoret e filamve porno që sipas saj preferoheshin nga futbollisti i përfaqësueses shqiptare.
Me siguri një gjetje për të argëtuar tifozët pasi brenda në foto shkruhej “Na vjen keq por për shkak të ndjekësve tanë të rinj, na u desh të mbulonim disa pjesë. Kërkoji në Google ore pervers”

