Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Rinisja e Premier League, të gjitha sfidat pritet të luhen në Wembley

20:02 / April 13, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Wembley
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Në Angli pandemia coronavirus nuk ka arritur ende pikun, por 20 klubet e Premier League janë të vendosur për të mbyllur sezonin futbollistik dhe po studiojnë për gjetjen e mënyrës më të mirë për ta bërë këtë.

Sipas tabloidit britanik ‘the Sun’, kjo javë pritet të jetë vendimtare për caktimin e një date për rifillimin e kampionatit që me shumë mundësi do të jetë në qershor sigurisht pa praninë e tifozëve në stadium për të reduktuar në minimum rrezikun e përhapjes së Covid-19.

Ndërsa tabloidi tjetër ‘Mirror’ shkoi edhe më tej kur foli për gatishmërinë e Federatës Angleze të Futbollit për të ofruar stadiumin Ëembley ku parashikohen të luhen 4 ndeshje në ditë, ndërkohë që sipas Reuters do të vihet në dispozicion të klubeve edhe National Football Center i St.George park që ka 228 dhoma hoteli dhe 13 fusha futbolli për t’u përdorut për stërvitje në kohën e karantinës.

Në Premier League janë 92 ndeshje që duhen zhvilluar dhe presiioni është i madh, jo vetëm nga FIFA, por edhe për faktin se në lojë janë shumë të ardhura që kryesisht vijnë nga të drejtat televizive. Nëse kampionati nuk do të përfundojë, atëherë klubet e Premier league do të duhet të kthejnë 371 milionë Paund televizionit Sky Sports dhe 50 milionë Paund BT Sport, gjë që do të ishte një goditje e fortë për një kampionat të pasur si ai anglez.

Ndërkaq mësohet se disa klube i kanë paralajmëruar futbollistët e tyre për rifillimin e stërvitjes në 11 maj që do të thotë se ata kanë 3 javë kohë për t’u përgatitur përpara fazës finale të kampionatit që nëse coronavirus do ta lejojë do të shohë Liverpoolin kampion të Anglisë, një titull që The Reds u mungon që nga viti 1990.

Premier League tirananews.al tirnaanw Wembley
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

S’kanë fund dëmtimet te Juventusi, pas Yildiz dhe Thuram do të operohet edhe kapiteni i ekipit

16:19 / September 8, 2026

Disiplina nuk kursehet, publikohen vendimet për Xhaferin dhe Martinin! E pëson edhe Elbasani

17:56 / September 2, 2026

FIFA nën presion, federatat nordike i drejtohen Brukselit: Futbolli nuk është për t’u shitur

16:39 / September 2, 2026

FSHF reagon ashpër pas incidenteve në ndeshjen Elbasani-Vllaznia: Disiplina nuk pyet për emër

13:40 / August 30, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.