Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

A mund të na shërbejë eksperienca e Islandës për të vlerësuar ecurinë e COVID 19 në Shqipëri

21:45 / April 15, 20203 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
ilir beqaj
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Nga Ilir Beqaj

Në datën 15 prill situata paraqitet si vijon:

Shqipëri                 

172 raste pozitive për 1 milion banorë

8.8 vdekje për 1 milion banorë

1584 teste për 1 milion banorë

Case Fatality Rate 5,05 %

Test Positivity Rate 10,8 %

Rasti i parë                          9 mars 2020

Fataliteti i parë                  18 mars 2020

Islanda                     

5061 raste pozitive për 1 milion banorë

22.9 vdekje për 1 milion banorë

109,558 teste për 1 milion banorë

Case Fatality Rate 0,46 %

Test Positivity Rate 4,6 %

Rasti i parë                              29 shkurt 2020

Fataliteti i parë                      21 mars 2020

Islanda është vendi që ka tetsuar më shumë se kushdo, 10 % të popullsisë. Rreth gjysma e testimeve është kryer nga një kompani biomjekësore në mënyrë vullnetare. Njerëzit janë paraqitur vullnetarisht, në mënyrë rastësore, por, për rrjedhojë, jo në mënyrë përfaqësuese. Prandaj popullata e testuar edhe pse 10 % e vendit nuk është përfaqësuese e realitetit të përhapjes së sëmundjes.

Sipas vetë ministrit të shëndetësisë së Islandës, suksesi i Islandës në frenimin e përhapjes së sëmundjes nuk është testimi masiv, por zbatimi rigoroz i karantinës dhe izolimit.

Megjithatë, nga të dhënat e Islandës, dy përfundime mund të arrihen:

Gjysma e të testuarve që rezultojnë pozitivë janë pa simptoma.

Nuk ka vetëm një virus. Në Islandë kanë konstatuar ndryshime midis viruëse të ardhur nga Italia, Anglia, Austria dhe Kalifornia.

beqaj111

Sa më sipër sjell edhe që incidenca e sëmundjes sipas grupmoshave të ndryshojë midis dy vendeve.

beqaj23

Islanda ka testuar 70 herë më shumë se Shqipëria dhe ka zbuluar 30 herë më shumë raste se Shqipëria.

Sa më sipër nuk na ndihmojnë të arrijmë në ndonjë përfundim të veçantë.

Gjatë analizave të këtyre ditëve, e vetmja e dhënë e sigurtë është numri i të vdekurve nga COVID 19.

Në Islandë kanë vdekur 8 vetë, por njëri prej tyre është një turist australian. Prandaj po nisem nga 7 të vdekur. CFR në këtë rast është 0,4%.

Bazuar në 25 fatalitete që ka Shqipëria dhe në CFR e Islandës, edhe nëse do të kishim testuar si Islanda do të kishim rreth 6200 raste pozitive.

Do të kishim një njohje më të mirë të situatës në Shqipëri, por vetëm kaq. Do të gjurmonim më shumë, por nuk do të na ndihmonte për të marrë vendime të sakta e të drejta për hapat e mëtejshëm. Qëllimi ynë kryesor ka qënë dhe mbetet të sheshojmë kurbën e epidemisë. Deri tani ia kemi dalë jo keq. Rruga përpara, deri në fitimin masiv të imunitetit  është e gjatë.

Eksperienca Ilir Beqaj islanden vleresuar
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

OBSH: Rreziku nga Ebola në Kongo rritet në nivelin më të lartë

12:02 / May 23, 2026

Gonorrea dhe sifilizi “dalin jashtë kontrollit” në Europë

09:24 / May 23, 2026

Gjyqi për sterilizimin/ Ilir Beqaj në seancë jashtë kafazit të qelqtë, ulet krah avokatit të tij

10:44 / May 21, 2026

10 mijë hapa në ditë, ideale për një formë të mirë fizike? Studimi i ri tregon të kundërtën

11:03 / May 18, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.