OSHEE ka vendosur kushte të reja për broxhet e pashlyera të abonentëve, duke pasur parasysh se rreth 40 mijë abonentë, kryesisht në zonat rurale e kanë të pamundur të paguajën energjinë elektrike, duke dalë nga skemayt e vjetra të pagesës me këste, apo duke krijuar borxhe të reja në 2017.
Kjo skemë e re e OSHEE i jep mundësi abonentëve që dhe 2017 ta paguajnë me këste nëse shlyejnë të plotë 2018.
“Paguhet me një këst mujor 2800 lekë për familjarë që janë në kushte specifike, pra pensionistë, me nidhmë sociale, pra kushet e vecanta. Kur se për abonentët e rregullt ky këst është 4800 lekë në muaj. Flasim për një potencial abonentësh rreth 40 mijë që nuk kanë respektuar marrëveshjen apo kanë krijura detyrime në 2017, kryesisht nga pamundësia financiare e tyre ”, thotë Elton Stavri, drejtor i divizionit të shitjes në OSHEE.
