Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

44 shqiptarët e karantinuar në një hotel në Korçë janë pa ushqime, kryebashkiaku Filo: S’kemi përgjegjësi

21:46 / April 21, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
korce
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Në një nga tre hotelet në qytetin e Korçës janë karantinuar 44 shqiptarë. Ata nuk kanë lekë për të paguar fjetjen dhe ushqimin. Këta qytetarë janë nga zona të ndryshme të vendit dhe pas futjes në Shqipëri sipas pronarit, bashkia dhe prefektura i kërkuan ti akomodonte për 14 ditë.

Atij ju tha se shqiptarët do të paguanin vetë shpenzimet bazuar në një deklaratë që kanë firmosur në pikën kufitare të Kapshticës. Edhe pse ka kaluar më shumë se një javë që ata janë strehuar në këtë hotel kjo nuk ka ndodhur.

Kreu i Bashkisë Sotiraq Filo nuk dha asnjë shpresë në lidhje mbështjen që mund t’i jepet pronarit që nuk ka marrë asnjë pagesë, po kështu dhe për ndihmat ushqimore për të akomoduarit që nuk kanë mundësi të blejnë vetë.

Në një bisedë telefonike Filo tha se Bashkia që ai drejton nuk ka asnjë përgjegje për të dy palët. Ndërsa Prefekti Dhori Spirollari të hënën i tha gazetares Ledjona Xheladinaj se do ta ndjekë këtë çështje. As pas 24 orësh nuk ka asnjë masë konkrete. Edhe vetë të strehuarit në hotele e pohojnë këtë fakt.

“Nuk na ka ardhuar asnjë”, është shprehur një qytetar.

Ndryshe nga pronari i hotelit që deri tani nuk ka marrë asnjë zgjidhje, të paktën qytetarët që kanë apeluar për ndihma ushqimore janë dëgjuar nga qytetarë të thjeshtë korçarë dhe të afërm, të cilët ju kanë dërguar ushqime. Ata e kanë ndarë bukën me njëri-tjerin.

“Hiç asgjë ato që kanë shtëpinë këtu na kanë sjellë ndonjë ushqim për të ngrënë.”, shprehen ata.

Një i ri është paralajmëron se nëse situata nuk ndryshon kanë menduar të hyjnë në grevë.

“Ne do të ngrihemi të gjithë në grevë”, shprehen qytetarët e karantinuar.

44 Filo karantinuar Korce
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Çfarë duhet të hamë për të fjetur më mirë? Ushqimet që ndihmojnë për një gjumë më cilësor

14:33 / October 20, 2026

FMN rishikon me rritje ekonominë shqiptare/ Gjatë vitit 2026 parashikohet një rritje me 3.5%, ulet inflacioni

14:24 / October 13, 2026

Nga vezët te qumështi, vaji dhe mielli, të gjitha uljet e produkteve të shportës në “KURSE”

14:54 / October 12, 2026

Në 2027-ën buxheti i Ministrisë së Bujqësisë shkon 180 mln €! Do vijojë kompensimi i TVSH me 10% për fermerët, jepen 32 mln €

18:03 / October 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.