Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

I prekuri i parë me COVID nga të riatdhesuarit në Këlcyrë, u merret tamponi 25 policëve

22:39 / April 24, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
forsidebilde korona 2
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Një qytetar nga Përmeti, është i pari emigrant i ardhur nga jashtë kufirit gjatë procesit të riatdhesimit që ka rezultuar pozitiv me COVID-19. I riatdhesuari nga Greqia përmes pikës kufitare të Kakavijës më 16 prill është karantinuar në një hotel në Grykën e Këlcyrës, ku ndodhen një grup prej 26 emigrantësh. Ai ka shfaqur simptoma, ku pas marrjes së tamonit analiza e kryer në laboratorin e ISHP-së rezultoi pozitive.

Ky është rasti konkret – tha kryeministri Edi Rama – se nëse qeveria nuk do të kishte bërë me detyrim karantinimin 14 ditë në hotele për shqiptarët e riatdhesuar, bilanci i të infektuarve do të ishte shumë herë më i larë.

“Do të kishim një vatër të re infeksioni, do e përhapte në gjithë Përmetin. Ku ka kryeministër në botë që do të dojë t’i shtojë vetes së vetë halle kaq të mëdha sa halli i kësaj situate dhe halli i të qeni në shënjestër për sharje dhe mallkime. Dakord. më thoni ça të doni, i gëlltisë të gjitha”, tha Rama.

Nuk dihet ende se çfarë do të ndodhë me emigrantit, nëse do të izolohet në një dhomë të veçantë në hotel, apo nëse do të merret vendim për t’u dërguar në karantinën shtetërore në Konvaleshencën në Durrës. Po ashtu, nga ISHP pritet t’u merren tamponë personave të kontaktit.

Emigranti shënon rastin e parë të të infektuarve me COVID-19 në qarkun e Gjirokastrës.

emigranti Këlcyrë prekur
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

OBSH: Rreziku nga Ebola në Kongo rritet në nivelin më të lartë

12:02 / May 23, 2026

Gonorrea dhe sifilizi “dalin jashtë kontrollit” në Europë

09:24 / May 23, 2026

10 mijë hapa në ditë, ideale për një formë të mirë fizike? Studimi i ri tregon të kundërtën

11:03 / May 18, 2026

Shpresa për trupin pas alkoolit/ Studimet tregojnë se një pjesë e dëmtimeve mund të rikuperohen

16:00 / May 17, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.