Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

“Janë 243 tendera sekretë me shuma të mëdha”, Murrizi: Informacionet do i çoj të gjitha në SPAK, 230 mln euro dëm ekonomik

18:01 / May 2, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Murrizi
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Deputeti i PD Myslim Murrizi deklaroi se vazhdojnë “koncesionet korruptive të qeverisë”, madje edhe në kohë pandemie.

I ftuar në emisionin “Kjo Javë” në “News 24”, Murrizi ka theksuar se madje janë dhënë tenderat e ushqimeve një kompanie celulare, ndërsa shtoi se të gjitha ato që ka grumbulluar si të dhëna për koncesionet korruptive, do i cojë në SPAK.

“Bëjnë si gjel fushe. Del Rama e thotë nuk ka, e thonë edhe të tjerët se nuk ka tendera sekretë. AKSH-it i kam thënë se cfarë tenderash janë zhvilluar. Personalisht nuk kam marr asnjë tender nga ky shtet. Nuk më janë dhënë informacione. Zullumi prej 4 ditësh që janë realizuar 243 tendera sekretë me shuma të mëdha, ku KLSH thotë se tenderat më shumë janë bërë me një konkurrent. Këtë do e raportojë Bujar Leskaj në Kuvend. Raporti i KLSH thotë se 75 përqind të tenderave janë me një firmë”, tha Murrizi.

Myslim Murrizi nënvizoi se tenderat me një pjesëmarrës janë abuziv, kurse tha se edhe me cmimet e maskave është abuzuar.

“Janë zhvilluar 5 tendera në Ministrinë e Shëndetësisë vetëm në këtë kohë të pandemisë. Fakti që maskat në Shqipëri janë shitur shumë shtrenjtë, besoj se ka korrupsion. Por unë pres përrgjigjen zyrtare. Të gjitha të dhënat e mia që kam, me koncesione që janë bërë me vetëm 1 konkurrent, do bëj dosjen e do i depozitoj në SPAK. Ta shikojmë sesa i virgjër është ky SPAK nga ujqërit e lakenjtë e politikës sonë. AKSH është i vetmi institucion i siguruar nga zjarri në Shqipëri në 30 vjet demokraci”, u shpreh Murrizi.

Më tej, Murrizi tha se KLSH në një raport të saj vinte në dukje se vetëm gjatë 2019, qeveria me koncesionet e dhëna ka cuar dëm 230 milionë euro.

“Një kompani fantazmë, ka realizuar një tender 4 milionë dollarë në një godinë shtetërore. Tenderin për ushqimet e mori një kompani që shet celularë.  1 milionë euro rehabilitim urban në Burrel. Rikualifikime urbane në qytete janë miliona euro. Edhe një koncesion tek Spitali Ushtarak po ashtu është me vlerë të madhe. Këto të gjitha KLSH thotë se janë në pasojë të shtetit. KLSH thotë se 230 milionë euro dëm ekonomik u shkaktua nga koncesionet, që është një e katërtta e buxhetit të shtetit”, vlerësoi Murrizi./ BW

230 mln murrizi spak tirananews.al
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare/ Në axhendë interpelanca me Ramën dhe Ministrat

08:41 / June 4, 2026

“Pamje e realitetit të trishtë”/ Rama publikon video nga ndotja në Zvërnec: Kështu duan ta shohin armiqtë e Shqipërisë europiane

08:10 / June 4, 2026

“Zvërneci”- Rama ironizon me pamjet e 2 projekteve të realizuara nga 2 vëllezërit nga Katari: Kështu e kuptojnë zhvillimin në harmoni me natyrën ata…

20:59 / June 3, 2026

“Resortet luksoze motor i ekonomisë”, Rama: Kjo është luftë hibride, që do mbarojë

13:46 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.