Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Skandali si dogana serbe ndaloi gazetarin e njohur shqiptar

15:07 / January 29, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
38992239 10216719720614189 8184226410647257088 n
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Nga Armand Bajrami

Te premten u bera ilegal. Po mo, ilegal. Jo i rendomte. Serioz. Mos mendoni “ti me kete fytyre”. Me kete fytyre qe kam u bera. Ilegal mirefilli. I padeshiruar. Koke e kembe injoruar.

Ilegaliteti im nisi ne pikekalimin kufitar te Merdares mes Kosoves dhe Serbise. Udhetoja drejt Nishit. Policia kosovare na priti dhe nderoi si vellezer, si trimi trimat. Madje nje prej tyre guximshem nuk e vonoi as nje “friend request” ne fb (jo mua). Por na thane qe s’hapej ajo dere per ne. Mos o trima, thane. 

Oficeret serbe s’u sollen keq. Na respektuan me fytyra te paqta e buze ne gaz. Pastaj na kthyen pas. Brenda a jashte deshires personale (tonen apo te tyren) si trima vume majat nga thembrat. 

Se nuk e njohin Kosoven si shtet. Nuk duan te dine se je nisur nga Shqiperia. U vret syte vula e vene ne pasaporte nga policia e Kosoves ne Morine. S’u interesoi as fakti qe isha i ftuar ne token e tyre. Per ta futja nga Kosova konsiderohej ilegale. Kurse une.. ilegal. Ilegal komplet. 

Nuk isha i vetem. Kisha edhe tre vajza ne makine. Jolegale dolen dhe ato, por e pranuan qe une kisha nje fare sqime ne ilegalizem. Nje lloj sharmi dhe elegance. Ju druajten performances sime ilegaleske. Ndaj me lane tek sedilja e trete e furgonit. Pse?! Se prej ilegalit ca s’pret. 

Udhetimi u zgjat me 4-5 ore te tjera. Me biseda te ngrohta e histori ilegalesh sfiduam te ftohtin dhe deboren qe s’ndalej. Dihet, klandestinet kane vuajtjet e tyre. U desh t’i “faleshim” Maqedonise per tu legalizuar. Qe atje kalimi ne Serbi ishte loje femijesh.

Ne na u hoq “njolla”, po kush lexoi keto radhe duhet ta dije qe ne Merdare nuk kalon dot. Nese i drejtohet ka rrezik potencial ilegalizimi. 

Nderkohe diplomacia shqiptare ka steke te larte. Rreket te negocioje ndryshime kufinjsh, te jete e ndjeshme ndaj zhvillimeve ne Venezuele dhe te beje faktorin e paqes e stabilitetit ne rajon. 
Mire ben…

p.s.
Meqe nuk eshte lakuar ne tekst, “ilegal” ne rasen kallezore ben “ilegalin”. 😁

dogana serbi
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Kryebashkiaku Ndreu dhe ambasadori i Kosovës, vizitojnë të rinjtë që i mbijetuan tragjedisë te Rana e Hedhun

21:19 / June 3, 2026

Dy të plagosur me lëndë plasëse në Përmet, njëri në gjendje të rëndë, dyshohet aksidentale

13:35 / June 3, 2026

Procesi ndaj grupit të Laert Haxhiut/ Dëshmon “Noizy”, sqaron zanafillën e konfliktit me “Cllevion”: Është i fiksuar me mua…

12:34 / June 3, 2026

Dhunuan protestuesin në Zvërnec, arrestohen edhe dy punonjës të tjerë të policisë private

12:10 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.