Ish ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj është vënë në fokus të mediave këto kohët e fundit lidhur me deklaratat e tij për menaxhimin e pandemisë.
Po me një tjetër status tashmë Beqaj propozon ndërprerjen e futbollit. Në një koment të tij lidhur me masat dhe kërkesat e Federatës Shqiptare të Futbollit ai flet për një “disruption” (term që në shqip përkthehet problemet që ndërpresin një ngjarje, aktivitet ose proces).
Në një kohë që të gjitha shtetet po përpiqen të shpëtojnë futbollin nga kolapsi, për të mbyllur sezonet e tyre futbollistike, Beqja propozon një ndërprerje të kampionatit shqiptar.
JA ÇFARË SHKRUAN ISH MINISTRI BEQAJ
Mund të ketë ardhura koha për “disruption”
Pandemia e COVID-19 ka shkaktuar jo vetëm një bllokim të plotë të
shumicës dërmuese të aspekteve të jetës sociale dhe ekonomike në mbarë
botën, por ka vënë në pikëpyetje edhe aftësinë tonë për të ndërtuar
modele të reja të bashkëveprimit dhe bashkëjetesës në shoqëri.
Kanë
kaluar më shumë se 60 ditë nga fillimi i zbatimit të urdhrave
administrativë kufizues dhe të gjithë rrekemi të dialogojmë me qeverinë
se kur dhe si do të kthehemi në normalitetin e shkurtit 2020. Shumë pak
përpjekje duket se janë bërë për të menduar sesi do të mund
bashkëjetohet me COVID-19 apo përgjithsisht sesi do të jetohet nën një
pandemi të caktuar.
Ditët e fundit vëmendje të opinionit publik ka
marrë edhe vijimi i aktiviteteve futbollistike. Fuqia e sportit është e
gjithë pranuar. Mjafton të risjellim në vëmendje psh se sa ndjekës ka në
Instagram Cristiano Ronaldo apo sesa e njohur (për të mirë) u bë
Shqipëria në Francë vetëm pse skuadra jonë kombëtare e futbollit mori
pjesë në kampionatin Europian në 2016.
Mesa duket është fuqia e
futbollit që detyroi edhe Komandantin tonë të Përgjithshëm të presë në
takim zyrtar presidentin e Federatës së Futbollit apo që një tjetër
politikan shumë i njohur në Shqipëri të vërë në dispozicion të
mbështetjes publike ndaj projektprotokollit të hartuar nga Federata e
Futbollit gjithë karrierën e vet profesionale 37 vjeçare.
Duket se
gjithë vëmendja e Federatës është përqëndruar sesi të përfundojë sezoni
futbollistik 2019 – 2020. Ndërkohë që kurdo dhe sido që të mbarojë ky
sezon futbollistik do të jetë një sezon jonormal. Praktikisht do të jetë
një sezon i humbur, paçka se mund të ketë dhënie trofesh.
Lojtarët
kanë 2 muaj pa stërvitje. Po ashtu edhe trajnerët. Lojtarët kanë 2 muaj
që nuk kanë zbatuar as rregjimin ushqimor. Mirëmbajtja e terreneve
sportive është bërë e cunguar. Edhe nëse konfirmohet botërsiht se
COVID-19 u zhduk do të vijohet në një situatë të pazakontë. Do të luhet
në muajin korrik kur nuk është luajtur kurrë. Do të luhet pa
sportdashës. Por ç’është me e keqja do të kompromentohet e gjithë faza
përgatitore e sezonit 2020-2021.
Çfarë është më e rëndësishme? Të
bëhen përpjekje për të përfunduar një sezon të komprementuar? Apo të
bëhen përpjekje për të filluar sa më mirë sezonin 2020 – 2021. Të mos
harrojmë që opinionet shkencore paralajmërojnë për një rikthim të
pandemisë në vjeshtë 2020.
Nëse sezoni 2019 – 2020 mbyllet në 31
korrik 2020, kur do të mund të fillojë në mënyrë optimale sezoni i
ardhshëm? Kush merret me sport, e sidomos me futbol,l e di mjaft mirë
sesa e rëndësishme është faza përgatitore. Qoftë për lojtarët
individualisht, qoftë për trajnerin për të ndërtuar formacionin dhe
modulin e lojës.
Disa pyetje për projetprotokollin sanitar të përpiluar nga Federata e Futbollit.
Pse u dashka që skuadrat të mbërrijnë 15 minuta distancë nga njëra –
tjetra kur lojtarët do të jenë pranë njëri-tjetrit për 45 minuta?
Çfarë do të thotë teste të rregullta? Kush është rregullshmëria?
Nuk mjafton që përgjigjet të jenë brenda orës 10 të ditës së ndeshjes.
Cila është periudha dritare nga marrja e tamponit deri në orën 10 të
ditës së ndeshjes?
Sa teste duhet të kryhen në të gjithë vendin vetëm për një ndeshje?
Kush do t’i marrë tamponët?
Kush do të përballojë koston e këtij testimi?
Çfarë do të ndodhë nëse në një skuadër ka përhapje masive të sëmundjes
tek lojtarët dhe praktikisht nuk ka kontigjent lojtarësh për të paktën
2-3 javë? Do të shtyhen ndeshjet? Deri kur? Do të quhet mosparaqitje? Si
do të vlerësohen pikët për ndeshjet që nuk mund të kryhen për këtë
arsye?
Çfarë është moduli elektronik për të çertifikuar subjektet e
autorizuar që do të hyjnë në impiant? Ku host-ohet? Është i
centralizuar apo i decentralizuar? Kush e akseson?
Mora shkas nga
shembulli i futbollit, për të ftuar këdo që të mendojmë përtej të
zakonshmes. Pandemia e COVID-19 është moment ideal që na u dha për të
menduar “disruption” në shumë aspekte të jetës.
Shpresoj që ky shënim dashamirës të mos provokojë keqkuptime në botën e futbollit dhe midis sportdashësve.5
