Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Godet sërish Ilir Beqaj, kërkon ndërprerje të futbollit

13:09 / May 9, 20204 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
ilir beqaj
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ish ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj është vënë në fokus të mediave këto kohët e fundit lidhur me deklaratat e tij për menaxhimin e pandemisë.

Po me një tjetër status tashmë Beqaj propozon ndërprerjen e futbollit. Në një koment të tij lidhur me masat dhe kërkesat e Federatës Shqiptare të Futbollit ai flet për një “disruption” (term që në shqip përkthehet problemet që ndërpresin një ngjarje, aktivitet ose proces).

Në një kohë që të gjitha shtetet po përpiqen të shpëtojnë futbollin nga kolapsi, për të mbyllur sezonet e tyre futbollistike, Beqja propozon një ndërprerje të kampionatit shqiptar.

JA ÇFARË SHKRUAN ISH MINISTRI BEQAJ

Mund të ketë ardhura koha për “disruption”

Pandemia e COVID-19 ka shkaktuar jo vetëm një bllokim të plotë të shumicës dërmuese të aspekteve të jetës sociale dhe ekonomike në mbarë botën, por ka vënë në pikëpyetje edhe aftësinë tonë për të ndërtuar modele të reja të bashkëveprimit dhe bashkëjetesës në shoqëri.
Kanë kaluar më shumë se 60 ditë nga fillimi i zbatimit të urdhrave administrativë kufizues dhe të gjithë rrekemi të dialogojmë me qeverinë se kur dhe si do të kthehemi në normalitetin e shkurtit 2020. Shumë pak përpjekje duket se janë bërë për të menduar sesi do të mund bashkëjetohet me COVID-19 apo përgjithsisht sesi do të jetohet nën një pandemi të caktuar.
Ditët e fundit vëmendje të opinionit publik ka marrë edhe vijimi i aktiviteteve futbollistike. Fuqia e sportit është e gjithë pranuar. Mjafton të risjellim në vëmendje psh se sa ndjekës ka në Instagram Cristiano Ronaldo apo sesa e njohur (për të mirë) u bë Shqipëria në Francë vetëm pse skuadra jonë kombëtare e futbollit mori pjesë në kampionatin Europian në 2016.
Mesa duket është fuqia e futbollit që detyroi edhe Komandantin tonë të Përgjithshëm të presë në takim zyrtar presidentin e Federatës së Futbollit apo që një tjetër politikan shumë i njohur në Shqipëri të vërë në dispozicion të mbështetjes publike ndaj projektprotokollit të hartuar nga Federata e Futbollit gjithë karrierën e vet profesionale 37 vjeçare.
Duket se gjithë vëmendja e Federatës është përqëndruar sesi të përfundojë sezoni futbollistik 2019 – 2020. Ndërkohë që kurdo dhe sido që të mbarojë ky sezon futbollistik do të jetë një sezon jonormal. Praktikisht do të jetë një sezon i humbur, paçka se mund të ketë dhënie trofesh.
Lojtarët kanë 2 muaj pa stërvitje. Po ashtu edhe trajnerët. Lojtarët kanë 2 muaj që nuk kanë zbatuar as rregjimin ushqimor. Mirëmbajtja e terreneve sportive është bërë e cunguar. Edhe nëse konfirmohet botërsiht se COVID-19 u zhduk do të vijohet në një situatë të pazakontë. Do të luhet në muajin korrik kur nuk është luajtur kurrë. Do të luhet pa sportdashës. Por ç’është me e keqja do të kompromentohet e gjithë faza përgatitore e sezonit 2020-2021.
Çfarë është më e rëndësishme? Të bëhen përpjekje për të përfunduar një sezon të komprementuar? Apo të bëhen përpjekje për të filluar sa më mirë sezonin 2020 – 2021. Të mos harrojmë që opinionet shkencore paralajmërojnë për një rikthim të pandemisë në vjeshtë 2020.
Nëse sezoni 2019 – 2020 mbyllet në 31 korrik 2020, kur do të mund të fillojë në mënyrë optimale sezoni i ardhshëm? Kush merret me sport, e sidomos me futbol,l e di mjaft mirë sesa e rëndësishme është faza përgatitore. Qoftë për lojtarët individualisht, qoftë për trajnerin për të ndërtuar formacionin dhe modulin e lojës.
Disa pyetje për projetprotokollin sanitar të përpiluar nga Federata e Futbollit.
Pse u dashka që skuadrat të mbërrijnë 15 minuta distancë nga njëra – tjetra kur lojtarët do të jenë pranë njëri-tjetrit për 45 minuta?
Çfarë do të thotë teste të rregullta? Kush është rregullshmëria?
Nuk mjafton që përgjigjet të jenë brenda orës 10 të ditës së ndeshjes. Cila është periudha dritare nga marrja e tamponit deri në orën 10 të ditës së ndeshjes?
Sa teste duhet të kryhen në të gjithë vendin vetëm për një ndeshje?
Kush do t’i marrë tamponët?
Kush do të përballojë koston e këtij testimi?
Çfarë do të ndodhë nëse në një skuadër ka përhapje masive të sëmundjes tek lojtarët dhe praktikisht nuk ka kontigjent lojtarësh për të paktën 2-3 javë? Do të shtyhen ndeshjet? Deri kur? Do të quhet mosparaqitje? Si do të vlerësohen pikët për ndeshjet që nuk mund të kryhen për këtë arsye?
Çfarë është moduli elektronik për të çertifikuar subjektet e autorizuar që do të hyjnë në impiant? Ku host-ohet? Është i centralizuar apo i decentralizuar? Kush e akseson?
Mora shkas nga shembulli i futbollit, për të ftuar këdo që të mendojmë përtej të zakonshmes. Pandemia e COVID-19 është moment ideal që na u dha për të menduar “disruption” në shumë aspekte të jetës.
Shpresoj që ky shënim dashamirës të mos provokojë keqkuptime në botën e futbollit dhe midis sportdashësve.5

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Kënga nacionaliste serbe në koncertin e BE-së, Marta Kos i kërkon falje Kurtit: Nuk duhej të kishte ndodhur

21:00 / November 18, 2026

Jakup Krasniqi përfundon vizitën pranë familjes, ish-kryetari i Kuvendit largohet nga Prishtina drejt Hagës

20:20 / November 18, 2026

Buxheti 2027 prej 10 miliardë eurosh/ Koçiu: Vizioni ynë për një Shqipëri Europiane, me më shumë siguri për familjet

19:46 / November 18, 2026

Vjedhja në Postën e Durrësit në dorën e SPAK, Prokuroria e rrethit shpall moskompencë: Ka grup kriminal dhe persona me imunitet të përfshirë

19:26 / November 18, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.