Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Përplasja e protestuesve me policinë në qendër të Tiranës, reagon Avokati i Popullit: Kemi nisur hetimin e rastit, respektoni rregullat e situatës së pandemisë

15:55 / May 9, 20203 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Perplasja
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Institucioni i Avokatit të Popullit ka reaguar pas përplasjes së protestuesve tek sheshi “Skënderbej” me policinë, ku disa prej tyre u shoqëruan me forcë.

Me një reagim në facebook, Avokati i Popullit thotë se ka nisur hetimin për situatën, ndërsa i bën thirrje institucioneve që të evitojnë reagimet ekstreme.

“Edhe pse Avokati I Popullit nuk ishte njoftuar dhe as thirrur për ta monitoruar këtë protestë, raportimet në media për zhvillimet të cilat kanë precipituar deri në përplasje të dhunshme të Policisë me qytetarët, nuk mund ta lënë indiferent institucionin më të madh të mbrojtjes së të drejtave të njeriut në vendin tonë“, thuhet mes të tjerash në reagim.

Postimi i plotë:

AVOKATI I POPULLIT REAGON MBI PËRPLASJET NË SHESHIN “SKËNDERBEJ”

Institucioni I Avokatit të Popullit ka mësuar me shqetësim rreth zhvillimeve të ditës së sotme në Sheshin Skënderbej në Tiranë, ku një grup qytetarësh protestues janë përballur me forcat e Policisë së Shtetit.

Edhe pse Avokati I Popullit nuk ishte njoftuar dhe as thirrur për ta monitoruar këtë protestë, raportimet në media për zhvillimet të cilat kanë precipituar deri në përplasje të dhunshme të Policisë me qytetarët, nuk mund ta lënë indiferent institucionin më të madh të mbrojtjes së të drejtave të njeriut në vendin tonë.

Gjatë gjithë periudhës së ndërmarrjes së masave të jashtëzakonshme me rastin e luftës kundër pandemisë globale të Covid-19, institucioni I Avokatit të Popullit ashtu si edhe institucionet më të mëdha ndërkombëtare ka bërë thirrje që autoritetet shtetërore të kenë kujdes për të kufizuar me proporcionalitet të drejtat civile të cilat preken gjatë masave të jashtëzakonshme.

Në lidhje me ngjarjen në fjalë, Institucioni i Avokatit të Popullit ka nisur me iniciativë hetimin e rastit ndërkohë që 7 nga 12 personat e shoqëruar po procedohen në gjendje të lirë.

Gjithashtu, Avokati i Popullit ka nisur shqyrtimin edhe për rastin e dy të shoqëruarve Sazan Guri dhe Klajdi Bello.

Institucioni i Avokatit të Popullit gjen rastin t’u bëjë thirrje qytetarëve të respektojnë me durim dhe vetëpërmbajtje të gjithë rregullat e protokollit për kufizimin e përhapjes së COVID-19, duke zvogëluar në këtë mënyrë mundësinë e transmetimit të këtij infeksioni të rrezikshëm.

Megjithatë, Avokati i Popullit fuqimisht u bën thirrje autoriteteve shtetërore, gjegjësisht strukturave të Policisë së Shtetit që të evitojnë reagimet ekstreme, të ruajnë proporcionalitetin dhe të marrin në konsideratë me respekt çdo formë të ligjshme të shprehjes së vullnetit të qytetarëve duke përfshirë edhe të drejtën e shprehjes së opinioneve të tyre apo të drejtës për të protestuar apo manifestuar pakënaqësitë e tyre.

Avokati i Popullit tiranananews.al
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Sot seanca e fundit e sesionit parlamentar/ Endrit Shabani do betohet si Avokat i Popullit, çështjet e tjera në rend dite

08:33 / December 18, 2025

Balla-Berishës: Procesi për Avokatin e Popullit shkoi sipas Kushtetutës. Nga ana e PD-së u luajt hajgare

16:41 / December 15, 2025

Berisha-Ballës: Me zgjedhjen e Endrit Shabanit shkelmuan çdo mundësi bashkëpunimi

14:03 / December 15, 2025

Asnjë firmë nga PD për Shabanin? Deputeti Baçi tregon ku ishte ”gabimi’

15:34 / December 12, 2025
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.