Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Futboll

Shpëtim Moçka nuk i ndahet Kategorisë së Parë, ky është ekipi i radhës ku do luajë

19:04 / January 29, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
mocka
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kur ai debutoi në 2007 në Vlorë, vetëm 17-vjeç, të gjithë thanë se një yll i ri po ngrihej në futbollin shqiptar. Deri në vitin 2012 u bë një ndër personazhet e Superiores. Supertalent, adoleshent, me të dhëna fantastike dhe titullar te Flamurtari, kandidat për kombëtare. Te Shpresat, Shpëtim Moçka luajti shumë ndeshje, por në kombëtaren A nuk luajti asnjë ndeshje zyrtare, duke u grumbulluar vetëm për ndonjë miqësore.

Më pas, në moshën 23-vjeçare, Moçka e pa veten jashtë Flamurtarit. U konsiderua i panevojshëm dhe u largua tek Apolonia, më pas shkoi te Kastrioti dhe u kthye në Vlorë në sezonin 2013/14. Një vit në formacion, por kur u duk se rigjeti vendin që i takonte, sërish largim.

Nga Flamurtari, në mënyrë të bujshme, Moçka shkoi te Mamurrasi në Kategorinë e Parë, klub i çuditshëm, që tashmë nuk ekziston më. Ishte pjesa e parë e sezonit 2014/15, pika më e ulët në karrierën e një portieri që shihej si pasardhësi i Arian Beqajt në kombëtare, kur nisi karrierën.

Më pas te Laçi dhe për 3 sezone rresht tek Teuta, ku u bë si i shtëpisë, por edhe aty në sezonin e fundit luajti vetëm gjysmat e ndeshjeve (u bë hero, duke shënuar golin e barazimit në një ndeshje shumë të rëndësishme kundër Partizanit) dhe verën e shkuar shkoi te Tirana.

Në teori duhej të luftonte me Ilion Likën për vendin në formacion, por i kaloi në hierarki Alesio Abibi dhe Moçka përfundoi jashtë planeve të klubit.

Tani, në moshën 29-vjeçare, Moçka transferohet në Ballsh, me shpresën se do të luajë rregullisht dhe do të rikthehet në Superiore, pasi është ende shumë i ri dhe ka edhe shumë vite karrierë përpara.

m 4

bylis kategoria
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Tirana merr fitoren e dytë radhazi, mposht Laçin

15:53 / October 17, 2026

Myrto Uzuni shkruan historinë në SHBA, sulmuesi shqiptar fiton çmimin e golashënuesit më të mirë

21:38 / October 15, 2026

Rikthehet Champions-i/ Sonte Galatasaray-Barcelona e Atletico-United! Në fushë Interi e Napoli për 3 pikët e para

10:37 / October 13, 2026

Lamtumira e Leo Messit kthehet në konflikt, Argjentina do braktisë stadiumin Monumental

16:21 / October 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.