Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Futboll

E ardhmja e Solskjaer tek United varet nga PSG, Chelsea dhe Liverpool

19:48 / January 29, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
sols
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Nëse Ole Gunnar Solskjaer do të rrijë për një kohë të gjatë te Manchester United apo do të largohet në fund të sezonit, kjo do të qartëshet brenda muajit shkurt. 12 ditët e ardhshme do të jenë prova e së vërtetës te “Djajtë e kuq”, pasi ekipi do të luajë takime me rëndësi në Premier League, FA Cup dhe në Champions League.

Trajneri norvegjez, që u thirr “nën armë” jashtë parashikimit, për shkak të shkarkimit të Mourinhos, tani po fiton gjithmonë e më shumë admirues, pasi ka rigjallëruar ekipin dhe ka marrë fitore që konsideroheshin gati të pamundura këtë sezon.

Manchester United do të presë Paris SG më 12 shkurt, përpara se të luajë ndaj Chelseat në “Stamford Bridge” për “FA Cup”. Solskjaer do të synojë të pengojë Liverpoolin në fushatën për titullin gjithashtu, kur ndeshja më e pritshme e futbollit anglez të marrë jetë më 24 shkurt, në “Old Trafford”. Këto tri përballje do të jenë jetike për qëndrimin apo jo të norvegjezit në stol.

Solskjaer ka thënë se, më e rëndësishme sesa hyrja në katër më të mirët, për Manchester United do të jetë fitorja e një trofeu, por drejtuesit dhe financat imponojnë patjetër një vend në Champions. “Djajtë e kuq” do të përballen në shkurt edhe me Crystal Palace dhe Southampton, përpara se të zhvillojnë sfidën e kthimit në Champions, ndaj PSG-së.

PSG united
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Yamal për dëmtimin në kofshë: Kisha frikë se mos humbisja Kupën e Botës!

17:59 / May 31, 2026

Të gjithë skenarët, titulli kampion në dorë të Dinamos dhe… Egnatias

11:00 / May 31, 2026

Elseid Hysaj largohet nga Lazio pas 5 sezonesh: “Vite intensive dhe plot emocione”

15:42 / May 24, 2026

Zyrtare/ Chelsea zgjedh Xabi Alonson si trajner të ri, spanjolli firmos për katër vite

11:39 / May 17, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.