Me siguri një pjesë të mirë të karantinës tuaj e keni kaluar në profilin e moderatores Arbana Osmani në Instagram, duke realizuar recetat aq të shijshme të gatimit që ajo tregon çdo ditë.
Mirëpo, teksa disa e falenderojnë me shpirt që u zgjidhi hallet e vaktit të ardhshëm, të tjerë duket se kanë qenë paksa të pakënaqur nga postimet e moderatores.
Dikush e ka kritikuar Arbanën në mesazhe për faktin që i ka treguar recetat, kur në fakt duhet t’i mbajë të fshehta që “t’i shitet” libri i saj i gatimit.

Ose, një zgjidhje tjetër nga ndjekësi do të ishte që moderatorja të mos publikonte fare një libër gatimi.
Ky mesazh duket se e ka vënë në dilemë Arbanën për faktin sesi të sillet që t’i bëjë të gjithë të lumtur.
Pasi ka ndarë bisedën në InstaStory, moderatorja shkruan krahas fotos:
“Hip se të vrava, zbrit se të mbyta”
Si i bëhet mirë këtyre njerëzve?
Arbana dhe partneri i saj, Eduart Grishaj, do të bëhen prindër.
