Kompozitori Edmnd Zhulali ka risjellë me zërat e emrave të njohur dibranë këngën “Fluturon Shqipja mbi Korab” nën interpretimin e Dritan Jasharit, Muharem Borovës,Dëfrim Methasanit, Bujar Kapexhiut, Altin Sulkut, Ismail Ketës dhe Lundrim Paçukut.
Në një lidhje për News 24 Zhulali tha se ideja për risjelljen e këngës në këtë formë ishte e gazetarit Dëfrim Met’hasani, ndërsa të gjithë personalitetet që këndojnë janë nga Dibra.
Sipas tij, realizimi i klipit ishte pak i vështirë, pasi audiot janë regjistruar nga shtëpia e secilit artist me cellular. Më tej, Zhulali i dërgoi dhe një mesazh të fortë gjithë politikës shqiptare, teksa i kërkoi të kthejë vëmendjen nga artistët, pasi janë pikërisht këta të fundit që bëjnë krenar vendin dhe popullin.
