“Twilight” është ndër filmat më të preferuar por një lajm i trishtë na vjen nga kasti i aktorëve. Gregory Tyree Boyce dhe e dashura e tij janë gjetur të pajetë në shtëpinë e tij në Las Vegas.
Sipas ekspertëve mjeko-ligjorë 30 vjeçari dhe e dashura e tij 27-vjeçe kanë humbur jetën më 13 maj.
Burimet thonë se pranë trupave të tyre është gjetur një substancë e bardhë, çka ka shtuar dyshimet se çifti ka vdekur për shkak të një overdoze, por kjo mbetet për tu konfirmuar nga autoritetet.
Boyce u bë i njohur pas rolit të tij në sagën “Twilight” përkrah aktores Kristen Stewart në vitin 2008, i cili luajti rolin e një student në shkollën e mesme.
Ndërsa kohët e fundit ai ishte në pritje të projekteve të reja në kinematografi.
