Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

“Opozita iku me bisht ndër shalë”/ Veliaj thirrje Bashës: Të ka ngelur merak Bashkia, eja në zgjedhjet e radhës se nuk merrem me gjumin tënd e vijat e kuqe

21:29 / May 19, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Veliaj111
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj është shprehur se Opozita është larguar “me bisht ndër shalë” nga çdo prostestë ku ka marrë pjesë si Bregu i limit, Astiri, Liqeni, etj.

Në një lidhje me Skype në “Repolitix”, Veliaj tha se ai nuk krenohet me disfatat e të tjerëve, por mendon se kryeopozitarit Lulzim Basha i ka mbetur peng Bashkia e Tiranës dhe e fton atë në zgjedhjet e ardhshme.

Më tej, Veliaj shtoi se nuk merret me gjumin e Lulit dhe me vijat e tij të kuqe.

“Nuk ka një institucion në qeverinë qendrore që të ketë aftësi e stafit të bashkisë që të përfshijë urbanistë njerëz të trashëgimisë, të ketë fuqi financiare për të menaxhuar kredi. Ne kemi menaxhuar projekte shumë herë më të mëdha. Bashkia e Tiranës është sprovuar. Edhe në rastin e Tërmetit është vetë menaxhere. Unë dhe Edi Rama nuk pasojmë papate të nxehtë, por topin për të bërë gol për të mirën e Shqipërisë. Unë nuk krenohem me disfatat e të tjerëve, marrin vendimet e tyre, iku me bishtin ndër shalë nga Bregu i Lumit, Astiri, liqeni, pazari, etj. Dua të shkojnë të jetojnë në fshatrat e oligarkëve kur flasin për varfërinë le ta bëjnë. Ka një tundim për t’u marrë me punë komunale. Ai po kandidon për kryeministër dhe mendjen e ka te bashkia, të cilën e kishte 4 vite. Nëse të ka mbetur merak bashkia hajde në zgjedhjet e tjera. Nuk merrem as me punët e Presidentit as të opozitës. Gjumi i Lulit dhe vijat e kuqe që koleksionon. Ftesa ime për demokratët dhe socialistët është që edhe fëmijët tuaj do të shkojnë në një teatër të ri,”- tha Veliaj.

Kryebashkiaku Veliaj dhe kryetari  i Partisë Demokratike Lulzim Basha kanë pasur përplasje në distancë ditët e fundit pas shembjes së Teatrit Kombëtar. Teatri Kombëtar u shemb në orët e para të mëngjesit të 17 majit. Pati përplasje dhe dhunë mes protestuesve dhe efektivëve të policisë së Shtetit, të cilët kishin krijuar kordonin e sigurisë për të lejuar ndërhyrjen e fadromës.

gjumin merak veliaj Zgjedhjet
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare/ Në axhendë interpelanca me Ramën dhe Ministrat

08:41 / June 4, 2026

“Pamje e realitetit të trishtë”/ Rama publikon video nga ndotja në Zvërnec: Kështu duan ta shohin armiqtë e Shqipërisë europiane

08:10 / June 4, 2026

“Zvërneci”- Rama ironizon me pamjet e 2 projekteve të realizuara nga 2 vëllezërit nga Katari: Kështu e kuptojnë zhvillimin në harmoni me natyrën ata…

20:59 / June 3, 2026

“Resortet luksoze motor i ekonomisë”, Rama: Kjo është luftë hibride, që do mbarojë

13:46 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.