Eli Fara ka festuar më 21 maj ditëlindjen e saj të 53-të por mosha tek ajo e ka humbur sensin e numrave. Për shkak të pandemisë Eli e ka festuar në karantinë ditëlindjen e saj dhe ka qenë e bija Marina që i ka bërë një dedikim të bukur në Instagramin e saj.
“U bëfsh 100 vjeç e bukura ime!”, shkruante ajo poshtë fotos, ku këngëtarja duket shumë në formë.
Përveç urimeve, nuk kanë munguar edhe komentet në lidhje me formën e mirë fizike dhe dukjen e re të Elit, ku mes tyre ka nga ata që shkruajnë me pak humor se, “Eli ka mbi 50 vite që feston vetëm 20-vjetorin”.
Sipas miqve, Eli edhe këtë herë festoi krah vajzës dhe miqve, ndërkohë që statusi i saj vazhdon të jetë single. Madje, të tjerë komentues kanë konstatuar se sekreti i rinisë së saj lidhet pikërisht me faktin që ajo prej vitesh nuk ka një bashkëshort në krah dhe kjo është një arsye që të mos e njohë plakjen, pasi bashkë me mungesën e burrit ka shmangur edhe streset e një martese.
