Tik Tok ka njohur një përdorim galopant sidomos në këto ditët e izolimit në shtëpi dhe kësaj nuk i ka shpëtuar as kryeministri Edi Rama. Ai ka postuar videon e një vajzë e cila interpreton me fjalimin e Lulzim Bashës në Kuvend ku ngatërrohet me shumëzimet.
Rama e quan “artiste” vajzën që interpreton kreun e opozitës, ndërsa komentet vijojnë të jenë të bllokuara në profilin e kreut të qeverisë.
