Partitë shqiptare në Mal të Zi kanë arritur një marrëvehsje historike për formimin e një koalicioni të përbashkët parazgjedhor për zgjedhjet lokale të 3 marsit në Komunën e Tuzit. Një fakt i tillë është përshëndetur edhe nga Presidenti Meta.
“E përshëndes vendimin e mençur të udhëheqësve të subjekteve politike shqiptare në Malin e Zi për arritjen e marrëveshjes për formimin e një koalicioni të përbashkët parazgjedhor për zgjedhjet lokale të 3 marsit në Komunën e Tuzit.
Duke u uruar suksese në këtë garë elektorale, jam besimplotë se kjo marrëveshje është një hap në drejtimin e duhur për fitoren dhe drejtimin e Komunës së Tuzit përmes bashkëpunimit por edhe bashkëjetesës shembullore me malazezët dhe me të gjithë grupimet e tjera etnike”, thotë Meta në mesazhin e tij.
Vendimi vjen fill pas vizites se Presidentit Meta ne Mal te Zi ku takoi drejtuesit e partive politike shqiptare dhe u beri thirrje te bashkoheshin per te fituar komunen e Tuzit.