Prej kohësh këngëtarja shqiptare Era Istrefi është përfolur për një lidhje me Julian Perreta, por publikisht ajo nuk ka folur kurrë.
Megjithatë ditën e djeshme, Julian pohoi se me Erën kanë vetëm një miqësi të ngushtë, teksa i përgjigjej një fansi.
“Era Istrefi është shoqja ime më e mirë. E dua shumë! Kemi kaluar shumë gjëra bashkë! Kemi udhëtuar rreth botës bashkë! Kemi jetuar bashkë! Nuk mund të ishim më pranë se kaq! Ajo është e gjithë bota për mua”- tha dje këngëtari anglez.
Gjithashtu, një një tjetër story Perreta pohon se flet thuajse çdo ditë me mikeshën e tij, Erën.
Këtë story, Era e ka ripostuar duke theksuar se e merr malli për shokun e saj të ngushtë. Me sa duket edhe Era vetë sapo ka pranuar që me Julian janë vetëm shokë.

