Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Sporti

Dede: Mezi pres të shpallet Tirana kampion, Vrapi dhe Osmani erdhën në kombëtare falë meje

19:24 / May 25, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Nevil Dede
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Nevil Dede përfaqëson një pjesë të historisë së Tiranës. Ish-mbrojtësi ka bërë epokë me bardheblutë duke fituar çdo titull të mundshëm brenda vendit dhe zhvilluar ndeshje të mira në Europë. Dede është trajner i kombëtares U-19, ku së fundmi ftoi në një prej talenteve më të spikatur, Armando Dobrën. Në një intervistë për “Super Sport”, tekniku flet për djaloshin nga Burreli dhe ekipin bardheblu.

“Kam pasur fat që kam luajtur te Tirana. Nuk janë vetëm meritat e mia, por edhe të klubit e për këtë jam krenar që kam luajtur aty. Vrapi dhe Osmani shkuan në Kombëtare edhe falë meje dhe kujtoj një batutë të Bejzades. I tha trajnerit Daja që të luante në mbrojtje me mua që të shkonte në Kombëtare.

Unë jam pjesë e Tiranës sepse kam bërë histori me këtë klub. Është shtëpia ime, pasi jam rritur aty dhe jam formuar si lojtar dhe si njeri. Mezi pres që të shpallen kampion dhe unë flas si tifoz, pasi kam lidhje shpirtërore. Unë i kam ndjekur të gjithë lojtarët dhe pardje fola me Dobrën. Edhe ata kanë qenë të mbyllur si ne.

Shumë lojtarë janë munduar të mbajnë veten në formë me aq sa kishin mundësi. Ka filluar stërvitja prej 10 ditësh dhe është pak situatë e vështirë duke parë ritmin e ndeshjeve dhe aty mund të kenë probleme lojtarët. Mos harrojmë që është bërë një ndryshim dhe do të ketë 5 zëvendësime që është një gjë pozitive”, përfundoi Dede.



dede 1

nevil dede
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Miliona dollarë humbje brenda natës, goditet rrjeti më i madh i uniformave false të Botërorit

09:46 / June 3, 2026

Ndeshja miqësore Shqipëri-Izrael/ Policia me plan masash, rrugët që do të bllokohen

08:57 / June 3, 2026

Miqësoret e Kombëtares, Uzuni: Trajneri i ri luan ofensiv, dua të shënoj sa më shumë gola

12:10 / June 1, 2026

Yamal për dëmtimin në kofshë: Kisha frikë se mos humbisja Kupën e Botës!

17:59 / May 31, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.