Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

“Ulja drastike e peshës si tërmet brenda trupit!”, këshillat e Ylli Merja për dobësimin

12:24 / May 26, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
ylli merja
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Rënia në peshë është shprehi e një shëndeti të mirë. Nevoja për t’u ndierë mirë, por edhe lakmia për një pamje të bukur, bëjnë që shumë njerëz të bëjnë edhe gabime të rënda me trupin e tyre. Specialisti i bimëve mjekësore, Ylli Merja, këshillon të mos tentojmë të ulim peshën në një kohë të shkurtër, pasi kjo e çon trupin në parametra të rrezikshëm.

Si çdo javë, i ftuar në emisonin “Vila 24” moderuar nga Androniki Kolka në TV “News 24”, Merja tha se të biesh menjëherë nga pesha është si të bjerë tërmet brenda trupit. Për të shkuar me hapa të matur drejt një peshe ideale, Merja thotë se kjo bëhet duke rregulluar strukuturën ushqimore. Sipas tij, janë të domosdoshme frutat e perimet, si edhe raportet e nevojshme të kombinimit me karbohidrate.

“Trupi të ketë ushqim që të punojë çdo 3-4 orë e të bëjë zbrazjen. Organizmi nuk duhet të jetë i ngopur me yndyra, proteina e karbohidrate të larta.”-shton Merja ndërsa tërheq vëmendjen të mos marrim më shumë se 2000-2500 kalori në ditë në mënyrë që trupi të shfrytëzojë dhjamin.

Ai i kushton vëmendje pastrimit të trupin përmes jashtëqitjes së përditshme ku bëhet dalja e toksinave që janë prodhuar nga përpunimi i vlerave ushqimore. Për të nisur ditën Merja sugjeron ujë me limon e fara liri për femrat e ujë me limon e fara cia për meshkujt. Përveç këshillave për uljen graduale të peshës, Merja ka patur kominikim përmes telefonit me shikues të ndryshëm të TV “News 24” për probleme shëndetësore që i shqetësojnë./ Balkanweb

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Nuk keni pasur alergji më parë? Ja pse mund të shfaqen papritur gjatë jetës

16:56 / September 20, 2026

Ecja apo vrapi, cili është më i mirë për shëndetin?

15:06 / September 20, 2026

Shërbimi dentar shkon te fëmijët në zonat rurale, zgjerohet depistimi

10:15 / September 19, 2026

Neurologu: Pagjumësia kronike, një faktor që dëmton trurin

14:29 / September 18, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.