Imuniteti ndaj riinfektimit nga koronavirusi mund të zgjasë vetëm gjashtë muaj, sipas një studimi të Universitetit të Amsterdamit.
Ky studim shpreh dyshimet mbi praktikën e futjes në fuqi të “pasaportave të imunitetit”, të cilat disa qeveri duan t’i lëshojnë për të shëruarit nga COVID-19, shkruan Euro News.
Sipas të njëjtit burim, hulumtimi monitoroi 10 burra mbi 35 vjet për të përcaktuar nivelin e antitrupave pas infeksionit për ndonjë nga katër koronaviruset sezonale të njeriut.
Studiuesit zbuluan se kishte një “kohëzgjatje alarmante të shkurtër të imunitetit mbrojtës ndaj koronavirusëve”. Shkencëtarët vërejtën “riinfeksione të shpeshta në 12 muaj pas infeksionit dhe ulje të konsiderueshme të niveleve të antitrupave 6 muaj pas infeksionit”.
Ata theksuan se të katër llojet e koronavirus njerëzorë janë “biologjikisht të ndryshëm” dhe “kanë pak të përbashkëta”.
