Në Sarandë konfirmohet rasti i parë me koronavirus pas tre muajsh që nga shpërthimi i epidemisë. Mësohet se bëhet fjalë për një shtetase ukrainase e cila kishte ardhur për pushime në qytetin bregdetare jugor.
Lajmi bëhet i ditur nga Panorama, e cila shkruan se prej 7 muajsh ajo ishte vendosur në Tiranë, ndërsa ka deklaruar se në Sarandë ka apartamentin e saj dhe nuk ka pasur kontakte të tjera.
Bluzat e bardha si dhe efektivët e policisë së Komisariatit Sarandë, po punojnë për gjurmimin e kontakteve të saj dhe rasteve të tjera të mundshme.
