Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Mes biznesit dhe krimit: Si e shpëtoi gjykatësi nga burgu përjetë për 4 vrasje Ilir Gavoçin, njeriun që priste 400 mijë $ në Australi

20:15 / May 29, 20203 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Ilir Gavoçi
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Zbardhet vendimi i dënimit të Ilir Gavoçit, pritësit në Australi të 400 mijë dollarëve që policia e Tiranës, i sekuestroi vëllait të tij, Aleksandër Gavoçi në tentativën që ky i fundit do ja transferonte nga Tirana në Australi.

Ilir Gavoçi është një personazh mes fushës së biznesit dhe krimit në Shqipëri, pasi ka pasur disa herë probleme me drejtësisë Shqiptare. Dënimi i fundit i tij është dhënë në fillim të muajit Shkurt 2007, ku gjyqtari Kreshnik Omari e ka pasur në bankën e personave të pandehur për akuzën e “Vrasjes në rrethana cilësuese” në dëm të 4 personave.

Por gjykata e ka ndryshuar këtë akuzë duke akuzuar dhe dënuar përfundimisht Ilir Gavoçin për akuzën e “Vrasjes së kryer në kushtet e tronditjes së fortë psikike”, duke  shpëtuar Gavoçin nga burgimi i përjetshëm dhe dënuar atë përfundimisht me 5 vite burgim.

Për të njëjtën akuzë është dënuar dhe bashkëpunëtori i Ilir Gavoçit, njëherësh ish-bodigardi i tij, Ilir Oruçi, i cili është dënuar fillimisht me 6 vjet burgim, por duke iu shtuar dhe një dënim tjetër për akuzën e mbajtjes pa leje të armëve të zjarrit, gjykata e ka dënuar Ilir Oruçin me 9 vjet heqje lirie.

Mirëpo duke përfituar nga gjykimi u shkurtua ky dënim është ulur ndjeshëm dhe Ilir Oruçi është dënuar përfundimisht me 6 vjet burgim.

Viktimat e këtij sherri të zhvilluar në lokalin “Olalba”, ishin Ali Beqja, 29 vjeç, Altin Djepaxhia, 34 vjeç, ish- oficer në Ministrinë e Brendshme, Alban Kruja, 35 vjeç dhe Elvis Berberi, 25 vjeç, të katërt nga Shkodra.

Ndërkohë shkak i kësaj përplasje me armë është bërë këngëtarja e lokalit, e cila këndonte për llogari të biznesit që ishte në emër të Ilir Gavoçit.

I pari që ka ndërhyrë ka qenë pronari Gavoçi, i cili iu është afruar shkodranëve dhe u ka kërkuar që të mos bezdisin këngëtaren e tavernës, por viktimat kanë vazhduar në të tyren.

Gavoçi ka dërguar truprojën e tij, Ismet Oruçin që të “këshillonte” klientët, por këta të fundit kanë filluar ta shajnë dhe ta godasin me grushte.

Pikërisht ky ka qenë momenti që ndezi gjakrat në konfliktin që përfundoi me katër të vrarë. Ndërkohë një dosje e dytë ku del emri i Ilir Gavoçit ndodhet në Berat, pasi prokuroria e këtij qyteti e ka marrë të pandehur për akuzën e “Grabitjes me dhunë”.

Gavoçi është gjykuar dhe në fund të procesit ka fituar pafajësinë. Në atë periudhë, prokuroria pretendonte se kishte zbuluar Ilir Gavoçin në këtë grabitje, duke i sekuestruar një parfum “Shanel” dhe një gjurmë gishti në banesë.(Shqiptarja.com)

Aleksandër Gavoçi
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Mbyllet pas 9 orësh, mbledhja e qeverisë në Pogradec

18:46 / August 24, 2026

Arrestohet në Ekuador “financieri” i mafias shqiptare, “Caballo” ishte në kërkim për trafik droge

17:57 / August 24, 2026

“Pasqyrë Albania” – Si do funksionojë platforma e re, e njoftuar nga Edi Rama?

17:39 / August 24, 2026

Silvio Gonzato mbyll misionin dhe falenderon shqiptarët për mikpritjen: Besoj në të ardhmen evropiane të Shqipërisë

17:18 / August 24, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.